javë pas jave
Pershendetje Diella
Une mund te shoh se ju jeni e shqetesuar ne lidhje me djalin tend qe e godet veten e tij. Djali juaj eshte ende shume i vogel. Ai nuk ka kapacitet verbal per te shprehur veten shume mire. Femijet ne kete moshe deshirojne ta kene çdo gje qe deshirojn ne ate moment me pasion te madh. Do te marre kohe te mesoje per te menaxhuar emocionet e tij; tani per tani keto deshira e mbi ngarkojne dhe ai nuk mund të ndihmojne veten e tij,ai shperthen me zhgenjimin, duke goditur veten.
Goditja e kokes po ashtu mund te jete nje tentative e femijes per te shprehur ankthin qe i shkaktojne gjera te ndryshme. Kjo gje eshte e njohur dhe disa here mund te zgjase deri ne 3 vjec. Ju sigurisht nuk duhet ti jepni atij çfaredo qe ai deshironte vetem qe to mos i shkaktoni zemerim qe e percjelle me te goditura ndaj vetes sepse djali juaj do te mesoj qe te goditurat ndaj vetes jane menyra per te marre ate qe ai deshiron. Kur i thuani "jo" per ndonje gje thuani me vendosmeri dhe mundohni qete te bisedoni pse jo, mundoheni te keni tonin e zerit sjellen tuaj dhe shikimin ne sy te kordinuar derisa flisni me femiun tuaj, mundohuni qe te ndertoni nje lidhje bashkpunimi kur femiu juaj refuzon per ndonje gje duke i ofru alternativa tjera pershembull do te luash me kete loder apo me ate?
Eshte shume e rendesishme qe te jeni e durushme, te flisni me dashuri, qetesi dhe te beni femiun tuaj ndihet i kuptuar , asesi nuk duhet ti injoroni sjellen e tij sepse shpesh per femijet e kesaj moshe nese ata ndihen dhe te injoruar ai do te frustrohet dyfish sepse nuk e ka vemendjen tuaj e po ashtu mund te ndjehet sikur ka humbur dhe lidhjen me ju.
Meqense ju jetoni ne familje te gjere eshte shume e rendesishme kordinimi juaj ne menyren e komunikimit dhe qasjes me femiun sepse shpesh qasjet e kunderta mund te sjellin konfuzitet tek femijet ne aftesit vete rregulluese si ne aspektin emocional ashtu dhe te sjelljes
Ju pershendes ngrohtesisht.
Kam djalin 17 muaj, femijen e par dhe te vetem. Jetojm ne familje te gjer 9 antarshe. Ajo qka me brengos eshte sjellja djalit. Ai eshte shum nervoz, nuk han ushqim gati hiq dhe per cdo mos plotesim deshire qan dhe fillon ta rreh veten me shuplaka ose me fytyr perplaset ne kauq apo ne tok , pse e denon keshtu veten? Kam frik se po lendohet sepse une mund tja plotesoj gjith deshirat po dikush ne familje mund edhe mos tja ploteson. Ju lutem qka te beje si te veproj. Djali kupton gati cdo fjal. Ai thot shum fjal po nuk di ti lidh po shumicen e fjaleve edhe me veprime te tregon se qka ka deshir te thot we te kuptojm. Ju lutem nje pergjigje nga ana juaj, faleminderit