Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-psikologun

Zhurma e konsumimit te ushqimit me shkakton shume stres!

Pershendetje,Kam nevoje per nje keshille. Jam nje problem pasi me shkakto shume stress,nuk duroj dot personat qe konsumojne ushqim zhurma e tyre me shkakto nje lloj dhembje koke nese nuk largohem behem shums keq ose momenti Kur konsumojne fruta me jep nje zhurma aq stresuese sa po cmendem .Ju lutem ne thoni cfare te bej me jepni nje ndime .Faleminderit Irena!

Irena Miftari (9 vite më parë)

Blerina Halilaj - psikologe
Psikologu përgjigjet
Blerina Halilaj

Përshëndetje e dashur,

Shpresoj po ndiheni mire, stresi qe te shkaktohet nga zërat e tjerëve gjate ngrënies njihet si Misophonia, gjithashtu e njohur edhe si ndjeshmëri e larte e zhurmave selektive qe shpesh fillon me një shkaktar qe mund te jene zërat oral. Këta mund të jenë zëra gjatë ngrënies (përpirja, përtypja, shpëlarja e gojës me lëng), fërshëllima, takat në dysheme, frymëmarrja e rëndë dhe shtypja në tastierë.

Misophonia ka disa shkalle qe zhvillohet, shkalle e lehte e misophonis është nëse keni këto reagime: e shqetësuar parehatshëm, kërkoni të largohen tjerët, ndërsa nëse reagimet e juaja janë te tilla si zemërim, urrejtje, panik, frike ankth emocional janë një shkalle me larte.

Trajtimi i Misophonis mund të bëhet përmes vizitave tek psikologu, meqenëse e tëra është tek truri, e jo te shqisa e mirë e të dëgjuarit.

Preferohet te bëni ushtrime te frymëmarrjes siç është përmes meditimit apo joga, merreni me qetësi dhe pozitivitet sepse Misophonia trajtohet, gjithsesi ka shume njerëz qe ndajnë problemin e njëjte me ju prandaj ju sugjeroj po ashtu te vizitoni forume online ku njerëzit ndajnë eksperiencat e njëjta dhe mënyrat e trajtimit.

Te përshëndes ngrohtësisht.

/komuniteti