javë pas jave
Pershendetje e dashur,
Xhelozia është normale ndërmjet fëmijëve dhe binjakeve gjithashtu. Disa prej mënyrave për te trajtuar xhelozinë te vajzat është bashkëpunimi, një mënyre e mire për te inkurajuar sjellën e përshtatshme mes binjakeve është shpërblimi për loje bashkëpunuese.
Ku ju krahasoni sjelljet dhe bëni komente te tilla si: shiko sa mire po luan motra jote? Pse nuk mund te luash edhe ti si kjo? Kjo mund te shkaktoje ndjenja te mëdha te zemërimit dhe xhelozisë kundër njëra-tjetrës. Pra sa here qe i sheh duke luajtur se bashku komplimentoj dhe tregoj sa mire po duken se bashku por asnjëherë mos beje krahasime ndërmjet vajzave.
Edhe pse ende janë te vogla ne moshe për te kuptuar dhe respektuar gjerat e njëra tjetrës mundoheni ti besh te kuptojnë qe ajo është lodra e saj dhe për ta marr duhet te kërkosh leje. Vendos limite për sjellët e pa pershtatshme ne shtëpi siç mund te jene marrja e gjerave nga dora ose ndonjë sjellje agresive. Shpesh fëmijët e përdorin te qarat si mënyre për te arritur atë qe dëshirojnë prandaj duhet trajtuar me kujdes këtë pjese sepse nëse fëmijët fitojnë atë qe dojne kur qajnë ju po e forconi një sjellje jo te mire.
Shpenzo kohe një me një. Mundohu qe se paku njëherë ne jave te shpenzosh kohe te ndare me secilën prej vajzave ne park ose çfarëdo aktiviteti tjetër duke biseduar ose lozur kjo do ti beje te ndihen mire.
Shpresoj qe këto ide do te ju ndihmojnë te krijoni harmoni ndërmjet vajzave, gjithsesi gjithmonë para se te trajtoni ndonjë sjelle e para qe duhet te bëni është te gjeni arsyen pse vajzat po xhelozojnë, çfarë po e shkakton atë, sjelljen tone ne relacion me vajzat dhe ne ketë mënyre do te keni me lehte te dini si ti qaseni problemit.
Te përshëndes ngrohtësisht, vajzave tua ju uroj shëndet e lumturi.
Kam dy vajza binake te cilat i kan dy vite e 5muj.Pe xhelozojne njera tjetren shume sidomos binakja e dyte, e cila ka qef veq vet me dominu,me pas vemendjen veq te ajo,nese vajza e pare ka diqka ne dore e kjo e dyta jo fillon me qajt teper.Deshta ta di a o normale apo si duhet te sillem me to?Ju falenderoj shume,