javë pas jave
Pershendetje e dashur,
Frika e vajzes tuaj gjate larjes eshte kalimtare dhe mjaft e zakonshme te femijet. Edhe pse nuk dihet se qfare saktesishte e shkakton sepse mund ta shkaktoj ndonje experience gjate larjes eshte e mundshme per shkak te zhvillimi te vetedijes per mjedisin e saj ose ndonje gje tjerer, me kalimin e kohes dhe pjekuris vajza juaj do te kaloje kete frike.
Ketu keni disa gjera per ti bere:
Tërheqe me një loder te preferuar, mbusheni vasken me ujë dhe me lodra (ose lodren) te saj te preferuara. Lereni te luaj ose stimulo te luaj ne vaske me lodra nen perkujdesjen tuaj mundohu ta besh sa me argetuese lojen. Kur te beni dush ose gjate lojes beni flluska dhe sterpika se bashku me vajzen.
Mundohu ti ndash disa lodra te veqanta per kohen e dushit, ne disa raste nenat bejne dush e bashku me femiun ne menyre qe ti ndihmoni te ule nivelin e frikes.
Mundohuni ta shmangeni ujin mbi koken e tyre sepse per femijet qe kane frike nga banjo kjo mund te jete torture.Keto jane disa menyra per te largu friken vajzes tuaj, une ju sygjeroj qe ne raste qe keto nuk funksionjojne mos u ndalni deri sa te gjeni se qfare funksionin per vajzen tuaj Psh. Rasti I nje femiu qe kishe frike banjon nena e tij kishe perdore vizatimin ne vaske dhe lojen me shkronja, aktiviteti me I preferuar u vajzes se tyre dhe kjo I kishe ndihmu te tejkaloj fobine e ujit.
Eshte shume e rendesishme reagimi juaj si nene, e kuptoj qe mund te jete e veshtire gjithe procesi por ju lutem te ruani qetesin sepse sjellet e tua te ashpra mund te perforcojne ende me shume friken e vajzes dhe ne kete menyre nuk do ti ndihmoni.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar sadopak,
Ju pershendes ngrohtesishte
Vajza ime eshte 1 vit e gjysme dhe qan shume gjat pastrimit kam provuar qdo menyr po me asgje nuk mashtrohet. Kam provuar qe ujin tja ndryshoj ambientin menyren si ta ve ne vask por kot. Nuk di si te sillem me te sepse patjeter se pa deshiren e saj me duhet ta pastroj se pa deshiren time sillem ne menyr te ashper dhe shume shpejt e pastroj sepse nuk mundem ta shoh sa dhimbshem qan sikur don te me thot..shpetom. Qfare te bej ?