javë pas jave
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit qe keni ndare me ne shqetësimin tuaj, ashtu siç e keni përshkruar edhe ju, ju keni një fëmije te shëndetshëm dhe te zgjuar, natyrisht qe ju keni bere me te mirën për femiun tuaj si dhe vazhdoni te kërkoni ndihme për ti ofruar mbështetjen e duhur. Duke pasur një fëmije ndonjëherë dhe kujdesi I tej shtuar mund te ndikoj qe fëmijët te çrregullohen. Mendoni ne fillim kur femiu juaj ka filluar te bërtas çfarë keni bere? Si keni reaguar? Çfarë keni bere për te qetësuar? Nëse ju keni plotësuar kërkesat e tij pasi ai ka bërtitur për ta qetësuar ju e keni përforcuar një sjellje te tille.
Rregullat qe ju keni vendosur për femiun tuaj a jeni siguruar qe janë kuptuar nga femiu sepse kemi te bëjmë me një moshe te re ku jo gjithmonë fëmijët kuptojnë atë qe ne mundohemi te ju transmetojmë. Siç e keni përshkruar sjelljet e djalit tuaj kane shkuar duke u rritur deri te goditjet ndaj jush. Kjo na tregon qe ngritja e zërit ndaj djalit tuaj dhe goditjet nuk janë mënyra e duhur siç nuk janë dhe dënime.
Disa sugjerime
Vendos limite për ti ndihmuar femiut tuaj te vete rregulloj sjelljen, por sigurohu qe femiu juaj di se çfarë janë ato, si ne nuk godasim kur jemi te zemëruar, por përdorim fjalët p.sh. për te kërkuar ndonjë lodër. Nëse femiu juaj ka problem te kuptoj siç kane shumica e kësaj moshe mundohu te gjesh zgjidhje tjera për t’ia shpjeguar
Përforconi sjelljen pozitive- Ne vend qe ti kushtoni vëmendje vete sjelljeve kur femiu juaj nuk sjellët mire provo te fokusohesh ne veprimet pozitivë dhe përforcoje me fjale ose lodrat e tij te preferuara.
Edhe ne momente te sjellës se padëshirueshme te djalit tuaj provoni mos te ngritni zërin ose godisni sepse kjo te keqësoj edhe me shume sjellën. Kujtoheni qe një nder mënyrat si fëmijët mësojnë jenë modelimi dhe imitimi dhe prindërit janë shembulli I pare prandaj provoni te jepni shembull me sjellën tuaj e kjo natyrisht kërkon shume durim e dashuri.
Mbaj mend, gjithashtu, se disiplinimin e fëmijës tuaj nuk do të thotë kontrollimin e tij- kjo do të thotë ta mësoni femijen për të kontrolluar veten dhe sjellët e tij . Dënimi mund te beje djalin tuaj qe te mos e beje një sjellje por veten nga frika dhe kjo nuk është qëllimi juaj.
Një mënyre për ti ndihmuar djalit tuaj te fitoj kontrollin është qe ne vend qe gjate gjithë kohës ti tregoni çfarë nuk mund te beje ti tregoni se çfarë mund beje. P.sh. ne vend/ qe ti thoni qe nuk mund luani me top brenda ne shtëpi, thuaj le te dalim jashtë dhe te gjuajmë topin se bashku.
Nëse ndjeheni se ju duhet një profesionit ju lutem kontaktoni.
Përshendetje!Flm nga zemra për cdo ndihme tuajen. Bashke me bashkeshortin kemi nje shqetesim qe na mundon prej nja 5 a 6 muajsh qe sa po vjen e po përkeqesohet.Ne kemi nje djale si drita 20 muajsh.Ka qene femije i mbare e sme ka lodhur me gjumin, ha mire, fle vete ne krevat pa tundje etj etj gjera te cilat jam përpjekur si cdo nene ti kisha prioritete ne regjimin e femijes tim.Jam përkushtuar por sic duket se kam bërë mirë ???? Djali flet shume fjale,eshte i shkathet,i qeshur por filloi para 5 a 6 muajsh te bertase.për cdo gje.aaa kur kerkonte dicka,aaa kur merzitej madje filloi aaa edhe kot.Me pas une e shqetesuar e mora me te mirë,fillova ti flisja e ti thoja jo keshtu se eshte turp,i lutesha por hic.e pati me periudha,ulerinte 2 jave me pas qetesohej dhe sikur e harronte.Pastaj ndsh nga qe menyrat e mia te buta zben pune une fillova te ngre zerin.Ai filloi te me godiste.dite pas dite e zgjati doren edhe me shume.Sot qe flasim,i gjuan kujdo me dhe pa arsye.me gjuan mua dhe babit te tij kot dhe kur si shkon e tija.keto kohet e fundit e kam goditur ne duar për ti treguar se eshte gabim me dore.e kam denuar duke e ulur ne karrige pasi na ka gjuajtur e uleritur.sot ne mengjes i gjuajta ne duar dhe kam qare 1 ore mbrapa për veprimin qe bera.Nuk dim cte bejme.Nuk deshiroj qe femija im te jete keshtu.te godase dhe ate qe e puth.jemi ne hall.me thoni ju lutem si duhet te sillem e si mund te me ndihmoni ose ku institucion te drejtohem për te marr nje mendim te specializuar.Ju lutem se jam sh e merzitur dhe me duket se spo di te bej punen edukuese me femijen tim.Flm e me falni se e zgjata.