Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Era e gojes

Pershendetje e nderuar se pari te uroj mireseardhje, shpresoj qe mos te lodhesh nga ne ketu... kam nje pyetje, dhembet mundona ne maksimum me i pastru, por ajo qe me pengon e me shqeteson eshte se une kurre ne jeten time nuk bie te fle pa i pastruar dhembet edhe prape se prape era e gojes me mundon... pse ndodh kjo keshtu sduken qe jane te prishur... kam edhe nje tjeter pyetje dhembet qe dalin mbas nje kohe psh masi i kam bere 17 vjet me kane dale dhembet e fundit keta ne fund qe jane por problemi eshte pothujse asnjehere se kam nofullen ne vend ma, kam frike se asnjehere sdo tjem si perpara.... ja vlen me cek qe kam heq shume deri sa me kane dalur dhe kam ndegjuar qe sqendrojne gjate, cfare mendoni ju? te pershendes shume e rrespekt per ju Shqipja.

******* Shqipjaa ******* ** (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Shqipe,

Egzistojnë disa arsye përse vjen erë nga goja. Duhet të dish se era nga goja shkaktohet nga grumbullimi i ushqimeve në hapsirat midis dhëmbëve e jo vetëm. Ky grumbullim mund të shkaktoj dhe irritimin (skuqjen e mishrave të dhëmbëve) e cila ndhmon në përkeqësimin e erës së gojës. Konsumimi i produkteve ushqimore të përditshme mund të jetë një shkaktar tjetër i erës gojës pavarësisht se nuk lidhet me grumbullimin e ushqimeve nëpër hapsirat dentare. Po të jap disa këshilla praktike të cilat do të ndihmojnë në largimin e këtij problemi. Kryesore është pastrimi i dhëmbëve pas çdo vakti me fije dentare dhe shplarja e saj me solucione shparës si dhe konsulta tek mjeku stomatolog. Kjo do tju ndihmoj të përcaktoni më mirë shkaqet e erës së gojës, pasi shpesh era e gojës, mund të tregoj fillimin e disa sëmundjeve dentare. Ndërsa për dhëmbët e fundit (dhëmbët e pjekurisë) tw rekomadoj të bësh një grafi të plotë të gojës dhe të drejtohesh tek mjeku stomatolog me qëllim që ai të kontrolloj fizionominë e nofullës tuaj, dhe më pas tju këshilloj mbi hapat e mëtejshme që duhet të ndërmerrni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti