Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Flour ne forme spray

Pershendetje e nderuara dr. Mund te me tregoni mund te perdori spray flour i quajtur naf per vajzen time 17 muajshe dhe a eshte i preferueshem pasta lacalut apo me propozoni ndonje paste tjeter? Faliminderit per mirekuptim.

Nora Aliu (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Pershendetje Nora,

Përdorimi i fluorit është mëse i këshillueshëm për fëmijët. Fluori që po përdor duhet të jetë i përshtatshëm për moshën e fëmijës. Konsultohu me farmacistin kur ta blini atë. Sprai që aktualisht po përdor është mjaft efektiv. Ky lloj sprai vepron në dy mënyra, duke ndikuar në mineralizimin e dhëmbëve në periudhën e zhvillimit të tyre dhe gjithashtu dhe në parandalimin e pllakave dentare. Gjithashtu dhe pasta e dhëmbëve lacalut për fëmijë nga mosha 0 – 4 vjec është gjithashtu e rekomandueshme. Ka efekt parandalues për kariesin e dhëmbëve të qumshtit dhe nuk përbën rrezik nëse gëlltitet nga fëmija juaj. Cdo pastë dhëmbësh që është e lincensuar për përdorim tek fëmijët është e rekomandueshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti