Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Per dhembe sa me te bardhe

Pershendetje deshta ta bej nje pyetje,  cka me preferoni me perdore per me i pas dhembet sa me te bardhe se me duket kane filluar pak te marrin ngjyre, ju lutem? Falemnderit.

Jehona Gashi (8 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Jehona,

Ngjyrosja e dhëmbëve mund të vij si pasojë e përdorimit të disa substancave të cilat konsumohen nga ne. Të tilla mund të jenë përdorimi i kafesë, duhanit, cajit, pijeve me ngjyrues etj… Pavarësisht mbajties së higjenës së gojës nga ana jonë, ngjyrosja e dhëmbëve përsëri mund të ndodh. Kështu rekomandohet përdorimi i disa pastave të dhëmbëve të cilat kanë efekt zbardhues. Gjithashtu mund të drejtoheni dhe tek mjeku stomatolog për të kryer zbardhim profesional të dhëmbëve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti