Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Mbi eren e keqe te gojes!

Pershendetje Dr, Urime per pjesemarrjen ketu! doja tiu pyesja, kam bere 3 dhemballe me ure i themi ne ne Shqiperi, pra kam prishur 2 dhembet e anes, dhe kam vene kellef siper tyre, duke i vene fallco dhemballet mes tyre. shpresoj te kem qene e qarte. iua thash kete pasi mua me vjen shume ere e rende e gojes, edhe ne mengjes, edhe mes vakteve dhe kjjo normalishte seshte dicka pozitive. iu lutem si mund te veproj per te heq pergjithmone kete ere te keqe te gojes? Faleminderit.

Desa Desa (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshendetje Briseida,

Era e keqe e gojës shkatohet më së shumti nga grumbullimi i ushqimeve midis hapsirave dentare. Pastrimi i tyre pas cdo vakti me fije dentare do të ndihmonte në largimin e këtyre ushqimeve. Duke u bazuar në atë cfarë po më thua më sipër, do tju këshilloja të drejtoheshit tek mjeku stomatolog për të kontrolluar vendosjen e urave si dhe të kryenit një pastrim profesional, pasi edhe përse mund ti lani dhëmbët si dhe ti pastroni ato me fill dentar, përsëri nuk mund të largoni gjithë ushqimin e grumbulluar. Konsultimi me mjekun stomatolog do tju ndihmonte në largimin e erës së keqe.

Gjithë të mirat.

/komuniteti