Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Kur rekomandohet vizita e pare tek stomatologu?

Pershendetje dr. kam djalin 8 muajsh, i kane dale 4 dhembe, a mund te perdore baby brushen 3+ dhe ne cfare moshe eshte e rekomandueshme vizita e pare te stomatologu?

(11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Shahe,

Sot në treg egzistojnë asortimente të shumta të cilat mund të përdoren për fëmijët. Me emërtimin e produktit që po më thua egzistojnë gjithashtu shumë lloje “furçash”. Panvarësisht kësaj, (3+) mund të ketë kuptimin e moshës, pra 3 muaj e më shumë dhe gjithashtu mund të jetë dhe kuptim i cili tregon se ky produkt mund të ketë 3 tipe sipërfaqesh të ndryshme. Secili prej tyre përbëhet prej një shtrese silikoni super të butë. Për femijët në moshën 8 muajshe këshillohet të kryhet pastrimi i mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbëve të dalë me garzë të butë, duke ja fërkuar fëmijës ato pa e dëmtuar. Pra të nevojitet që ta lexosh mirë përpara përdorimit instruksionin që shoqëron produktin. Kjo moshë e fëmijës suaj, duke patur parasysh se tashmë atij i kanë dalë 4 dhëmbë, do të ishte e përshtatshme që fëmija të filloj të familjarizohej me mjekun – stomatolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti