Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhembet te vajza 3 vjece

Pershendetje. Vajza ime eshte 3 vjece. Te gjithe dhembet i ka te bardhe. Ne mengjes ja pastroj une mire dhembet ndersa ne mbremje ajo i pastron vete. Asnje dhembt nuk e ka te prishur te gjithe i ka shume te bardhe nuk kane asnje pike te zezé. Po gjate ngrenies se ushqimit ankohet shpeshhere me dhemb dhembi. Smund ta kuptoj se si ka dhimbje kur asnje se ka te prishur apo vajza e ka marr shprehi vec ti largohet ushqimit? Nje dite mori nje bonbon dhe e largoj nga goja filloi te bertiste. A duhet ta dergoj te Stomatologu?

Linda Al-su (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Linda

Përkujdesi i treguar ndaj dhëmbëve ndihmon që dhëmbët të jenë të shëndetshëm. Ndodh shpesh që dhëmbët të duken të shëndetshëm, pra të jenë të bardhë dhe mos të kenë shenja të dallueshme të prishjes së tyre. Por kjo nuk do të thotë që ato mund të jenë ashtu, pasi ka shumë raste kur prishja e dhëmbit nuk mund të shikohet me sy të lirë. Nevojitet egzaminimi i mjekut stomatolog për të dalluar problemin që ka dhëmbi. Prandaj të këshilloj që të drejtohesh tek mjeku stomatolog për të kryer egzaminimet e nevojshme për fëmijën tuaj, në mënyrë që të gjendet shkaku i problemit që ka fëmija.

Gjithë të mirat

/komuniteti