Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Mishi i dhembeve dhe shtatzenia me binjake

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 18 te shtatzenise, dhe mishi i dhembeve ka filluar ne disa dhembe te me zgjatet, me pengon sikur nje cope e bukes te kete ngelur pa u pastruar dhe nese i ngacmoj fillon te gjakos, une cdo dite konsumoj qumesht nga nje gote lengje pi shume dhe peme ha rregullisht, mirepo pres binjake e mos ndoshta nje gote qumesht nuk mjafton ne dite? shume faleminderit pune te mbare e gjithe te mirat!

Alberta A (8 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Alberta,

Qumështi ka në përbërjen e tij kalçium dhe një grua shtatëzën ka nevojë për 1500 mg kalçium në dite. Këtë sasi ajo duhet ta marrë nëpërmjet ushqimit dhe suplementit me kalçium. Prandaj nuk është keq edhe nëse e shton sasinë e qumështit. Pas javës së 24 të shtatëzënis të rekomandoj të marrësh dhe suplementin shtesë me fluor dhe kalçium. Për sa i përket gingivave (mishrave të dhëmbëve) gjatë shtatezanisë ndodhin ndryshimehormonale. Mishrat e dhëmbëve furnizohen me më shumë gjak. Ato enjten dhe rrallë zhduken vetë dhe kështu duhet të hiqen nga mjeku stomatolog, nën anestezi lokale . Nëse nuk trajtohen rrisin rrezikun për një lindje para kohe. Me kontakto ne numrin 0693932574.

Ju uroj gjithe te mirat.

/komuniteti