Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Djali im 14 muajsh kercet dhembet!

Femija im ka 4 dhembe poshte dhe 3 larte, disa here e kam degjuar ti kercas ato, cfare duhet te bej ne kete rast? flm.

Alketa Beba (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Alketa,

Kërcitja e dhëmbëve gjatë natës është një dukuri e cila prek këdo. Përfshirë këtu dhe fëmijën tuaj 14 muajsh. Kjo dukuri klasifikohet si një ndër çrregullimet e gjumit. Ky çrregullim mund të jetë pasojë e një sër faktorësh ndikues. Të rekomadoj të ndjekësh disa këshilla praktike në lidhje me këtë dukuri. Një gjumë i mirë ashtu si dhe për të rriturin kryhet atëherë kur dhoma është e errët. Prandaj mund të përdorësh perde për të errësuar dhomën në rastë se ajo është e ndricuar. Gjithashtu për një farë periudhe është mirë që fëmijës tuaj ti qëndroni pranë kur atë po e zë gjumi. Lejoeni të mbajë pranë tij lodrën e preferuar e cila do të ketë një ndikim qetësues. Dhe gjithashtu më e rëndësishmja është përcaktimi nga juaj i momentit kur fëmijës suaj i nevoitet të fle. Këtë mund ta bëni duke e vëzhguar atë për disa netë, duke përcaktuar momentet kur fëmija duke si më i ngadaltë, apo i nervozuar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti