Dhembi i pjekurise
Mira Elda
(12 vite më parë)
Përshëndetje Elda,
Ndodh shpesh që dhëmbët e pjekurisë të dalin me probleme, si të enjtur, mund të dalin të shtrembër etj... Në këto raste rekomandohet heqja e tyre. Sigurisht në rastin tënd duhet kaluar më parë problemi i infeksionit që është krijuar tek dhëmbi yt. Pas kësaj kryhet heqja e dhëmbit. Gjatë heqjes nuk do të ndjesh dhimbje, sepse heqja e dhëmbit bëhet nën efektin e anestezisë lokale. Më pas duhet të ndjekësh këshillat e mjekut stomatolog për të shmangur problemet e ndryshme. Ndoshta mund të kesh dhe dhimbje të lehta pas heqjes, por me qetësues të lehtë çdo gjë do të kaloj shumë shpejt.
Të uroj shërim të shpjet.
Pershendetje doktor. Ka filluar te me dali dhembi i pjekurise dhe me ka dale me enjtje dhe dhimbje. Kam shkuar tek dentisti dhe me tha qe ka dale me qelb. Pas mjekimit tha duhet ta heqesh me operacion. A ka dhimbje ajo heqje?