Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhembet me pika te zeza

Kam vajzen 20 muajshe dhe jam bere merak se i jane nxire dhembet. Kam 6 muaj qe po i jap hekur me pika. Ju lutem mund te me thoni ca po ndodh dhe cfare duhet te bej per ndalimin e prishjes se dhembeve? Ju lutem me ktheni nje pergj se jam shume ne merak, ju falenderoj paraprakisht.

(11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Vjola

Fëmijët në këtë moshë kanë dhëmbë shumë të ndjeshëm. Higjena e gojës për to është e domosdoshme. Ngjyrimi që po më thua mund të vij si pasojë e mos pastrimit të mirë të tyre. Kjo bën që dhëmbët të krijojnë pllaka dentare të cilat krijohen nga mbetjet ushqimore. Por ka raste tek të cilat hekuri mund të ndikojë dhe në shfaqjen e pikave që po më thoni. Do tju rekoandoja të kryenit një kontroll për sasisnë e hekurit që po i jepni fëmijës suaj tek mjeku pediatër. Do të këshilloja gjithashtu ti pastronit dhëmbët e fëmijës suaj me garzë shumë pak të lagur, pasi kjo do të ndihmojë në pastrimin e tyre. Nëse do të vini re se ngjyra vazhdon të jetë e njëjtë atëherë do të këshilloja të drejtoheshit tek mjeku stomatolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti