Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Djali im 6 vjec ka shume probleme me dhembet!

Djali im eshte 6 vjec dhe ka shume probleme me dhembet. Dy dhembet e pare i jane shkurtuar dhe po i behen gati nje me mishin. Dhe shume te tjere i ka te prishur. Nje stomatologe qe kam kontaktuar me ka thene qe s'mund ti behet asgje deri sa ti nderohen vete.(Dua te theksoj qe mengjes dhe darke kujdesemi per higjenen e gojes,duke e lare ate).Nga se vijne keto probleme dhe a ka ndonje menyre mjekimi?Ju faleminderit!

Vjola Arapi (11 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Vjola,

Ju këshilloj që dhëmbët e qumeshtit të mos i hiqen para kohe fëmijës pasi kjo shkakton probleme me rreshtimin e dhëmbëve të përhershëm. Nëse djali ka dhimbje apo shenja të infeksionit apo nëse vini re që dhëmbët levizin, atëherë drejtohuni tek mjeku stomatolog për ndërhyrje. Duke qënë se ato janë dhëmbë qumshti dhe do të ndrohen atëherë problemet me prishjen e dhëmbëve nuk mendoj se janë serioze. Do të këshilloja që të përdorni dhe fluor për fëmijën, në mënyrë që dhëmbët e përhershëm që do të dalin të zhvillohen të shëndetshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti