Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Probleme me dhembet gjate shtatzenise
Pershendetje Dr.
Une jam ne javen e 27-te te shtatzenise, gjate kesaj periudhe te shtatzenise me jane prishur dhemballat ne te dy anet si dhe dhembi i syrit nuk e duron dot as ftoftin as nxehtin, mbarova fare, nuk mund te ha asgje si duhet, me duket qe vetem dhembet perpara jane ne rregull. Gjithashtu ne njeren ane pak para shtatzenise me ka dale dhembi i pjekurise dhe tani eshte infektuar mishi dhe mbledh qelb.
Me intereson te di a eshte i rrezikshem fotografimi i dhembeve gjate shtatzenise dhe kurimi i tyre, se me duket large te duroj edhe 3 muaj, ngase po kam dhimbje sidomos te dhembit te syrit (se bashku me syrin).

Falemnderit paraprakisht,
Pune te mbare!
Sala Gashi Loku (8 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Përshëndetje Sala Gashi

Gjatë shtatzënisë mund të ndodhë që dhëmbët të prishen si pasojë e shumë ndryshimeve hormonale që ndodhin tek gruaja në këtë përiudhë. Prishja e dhëmbëve mund të ketë efekte negative si për shëndetin e gruas ashtu dhe për bebin. Ndaj ato duhen mjekuar pasi te jeni konsultuar dhe me mjekun tuaj gjinekolog! Nëse nga mjeku stomatolog gjykohen si e nevojshme fotografimi i tyre, atëherë ai realizohet duke përdorur masa mbrojtese nga rrezatimi.

Gjithë të mirat

/komuniteti