Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhembet e vajzes 10 muajshe kane filluar te prishen

Pershendetje, kam vajzen 10 muajshe , kur kishte 5 muaj i doli dhembi i pare, tash ka 8 dhembe, shoh se kane filluar ti prishen dhembet numer 2. Sidomos njeri eshte me i theksuar, ka shenja te hijezuara. Dyshoj se eshte karies. Ju lutem te me keshilloni si te veproj, pasiqe eshte shume e vogel per ta derguar te stomatologu. A ka ndonje menyre per ta parandaluar prishjen si dhe per ti sheruar keta dy dhembe? Ju falemnderit,

S & V ** (8 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Pershendetje Shyrete

Ju këshilloj të filloni t`i pastroni dhëmbët e fëmijës me një garzë të njome duke fërkur dhëmbët lehtë. Biberonin me të ëmbla të mos j`a vini bebit gjithë kohës gjatë ditës dhe asnjëherë gjatë gjumit pasi lëngjet me sheqer qëndrojnë në gojë për kohë të gjatë dhe kjo ndikon ne shfaqjen e kariesit. Gjithashtu fluori ndihmon në parandalimin e kariesit.

Gjithë të mirat

/komuniteti