javë pas jave
Përshëndetje Albulena
Simptomet që e mundojnë fëmijën gjatë daljes së dhëmbëve janë, rrjedhja e jargëve (e cila mund të çojë deri tek të skuqurit e fytyrës), fryerja e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmëria e tyre, irritimet dhe shqetësimi, zakoni i të kafshuarit, refuzimi i ushqimit, problemet në të fjetur.
Edhe pse shumica e prindërve tregojnë së fëmijët e tyre kanë shkuarje të barkut, rrjedhje të hundës, apo ethe, mu para se të filloj dalja e dhëmbëve, shumica e ekspertve mendojnë se dalja e dhëmbëve nuk është fajtor për këto dukuri. Mendoj që shqetësimet tek fëmija juaj shfaqen për shkak të daljes së dhëmbëve.
Dhëmbët fillojnë të dalin një nga një gjatë një periudhe prej disa muajsh, dhe shpesh por jo gjithnjë në këtë rend: së pari dy dhëmbët poshtë në mes, pastaj dy dhëmbët lart në mes, pastaj ata anash dhe pastaj ata krejtësisht në fund.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje e nderuar, djali ime ka 9 muaj, dhe para 1 jave i doli dhembi i pare, gjate asaj kohe ishte me grip-vetem qante, ishte pa imunitet dhe pa apetit, edhe pais kaloi gripi kjo gjendje akoma vazhdon, djali ehste akoma pa apetit, dhe pa disponim dhe shpehs mabn duart ne goje, a mund te me thoni dalja e dhembeve a i ka keto shqetesime tek nje fmeije, amund te me pershkruani se qfar shqetesime mund te kete femija gjate daljes se dhembeve.Dhe sa pas dhembit te pare dlain dhembet tjer, a egziston nje periudh e caktuar per daljes e dhembeve,Ju falemnderoj paraprakisht