Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Problem me mishin e dhembeve

Pershendetje, kam probleme me mishin e dhembeve. Isha te doktori ketu ne Gjermani me tha se mire eshte, nuk eshte asgje serioze, po une cdo mengjes kam gjak ne te dy dhembet dhe duhet te peshtyj gjak. Nuk e di cka te perdori? Terminin per me i pastru krejt dhembet e kam edhe dy muaj po une i pastrova njehere ne Kosove po nuk paten efekt?

(9 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e faleminderit e nderuara Znj. Arbona,

Në rastin tënd, si duket kemi të bëjmë me grumbullimin e ushqimit ndërmjet dhëmbëve apo në hapsirat ndërmjet mishit (gingivës) dhe dhëmbëve. Si rezultat i higjienës jo të mirë, pastrimit jo të rregullt dhe jo të duhur të dhëmbëve, kemi pasur grumbullim të ushqimit, e pastaj formim të pllakut dhe gurëzve. Kjo sjell edhe gjakderdhje nga mishi i dhëmbëve gjatë pastrimit të dhëmbëve. Ju duhet ta vizitoni -stomatologun dhe ti pastroni dhëmbët në klinikë (ti largoni depozitimet e buta dhe të forta nga dhëmbët). Pas këtij pastrimi kërkoni nga stomatologu t’ua bëjë demonstrimin e drejtë të pastrimit të dhëmbëve dhe kjo pastaj të bëhet shprehi edhe në shtëpi nga ana juaj.

Faleminderit!

(9 vite më parë)
Faliminderit shum per pergjigjjen doktor.

/komuniteti