Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Dhembet dhe vajza

Kam vajzen 4vjeqare dhe te gjith dhembet i ka te prishur ju lutem qfare te beje te pres ti bien apo te bej operacion

Mirlinda Istrefi (9 vite më parë)

Dr. Xheladin Sh. Ujkani - stomatolog
Stomatologu përgjigjet
Dr. Xheladin Sh. Ujkani

Përshëndetje e nderuara Znj. Istrefi,

Dhëmbët, nga momenti i daljes (rreth muajit të gjashtë), nëse nuk mirëmbahen, janë të rrezikuar. Vajza juaj ka nevojë për një vizitë tek stomatologu në mënyrë që të largohet e gjithë shtresa e shkatrruar/ e prishur/e butë nga dhëmbët, e cila përveq se i jep shqetësime të vazhdueshme, jep edhe erë të keqe gojës. Për operacione nuk ka nevoj.

Menjëhere pas kësaj vizite ju duhet ta këshilloni në vazhdimësi vajzën tuaj që ajo të ketë kujdes (a) në përzgjedhjen e ushqimit (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=xVvY7Fu8C64 ), (b) ti pastroj dhëmbë me rregull dhe me mënyrën e duhur (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=P7CW8jOY-jY ). Për ta bindur vajzën tuaj që ajo ta vizitoj stomatologun, po ju pëcjell lidhjen e një vizite të fëmijëve te stomatologu (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=sh-M30nbkp0 ) si dhe këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=v6Hy7YYLI2c ). Falemnderit !

Mirlinda Istrefi (9 vite më parë)
Faleminderit shummm i nderuar per pergjigje.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: