javë pas jave
Përshëndetje e nderuara Znj. Ajvazi,
Pavarësisht se nuk po kam njohuri për moshën e vajzës tuaj, në bazë të përshkrimit që keni bërë, bëhët fjalë për shkatrrim dhe humbje të strukturës së dhëmbit dhe grumbullim të mishit të dhëmbëve në atë pjesë. Vajza juaj ka nevojë për një vizitë tek stomatologu në mënyrë që të largohet e gjithë shtresa e shkatrruar/ e prishur/e butë nga dhëmbët, e cila përveq se i jep shqetësime të vazhdueshme, jep edhe erë të keqe gojës. E gjithë kjo vizitë dhe ndërhyrje kryhet pa anestezion, pa sprej-anestezion dhe normalisht, pa dhimbje.
Menjëhere pas kësaj vizite ju duhet ta këshilloni në vazhdimësi vajzën tuaj që ajo të ketë kujdes (a) në përzgjedhjen e ushqimit (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=xVvY7Fu8C64 ), (b) ti pastroj dhëmbë me rregull dhe me mënyrën e duhur (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=P7CW8jOY-jY ). Për ta bindur vajzën tuaj që ajo ta vizitoj stomatologun, po ju pëcjell lidhjen e një vizite të fëmijëve te stomatologu (1. https://www.facebook.com/dhembe.teshendoshe/media_set?set=a.1678594625689763.1073741840.100006177253337&type=3 dhe 2. https://www.youtube.com/watch?v=sh-M30nbkp0 ) si dhe këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” (kliko në vazhdim https://www.youtube.com/watch?v=v6Hy7YYLI2c ). Falemnderit !
Mirmengjesi deshtame ju pyte mju ka shplu qikes rreja e dhemit sikur kur te don me i ra cop e mishit prej gojes.Jom ba marak gjemani naj dentist per femije ju faleminderit