Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shenja të një qendre të kujdesit ditor të keq

Qendrat e kujdesit dhe fëmijët

Të zgjedhës kujdesin për foshnjen apo vogëlushin tuaj është një nga vendimet më të vështira me të cilat përballet një prind. Dhe ia vlen të zgjedhësh shumë. Qendrat e kujdesit ditor variojnë nga të shkëlqyeshme deri tek, shumë më keq. Filloni nga kontrollet rreth gjashtë muaj para se t’ju nevojitet kujdesi për fëmijë (qendrat e mira mbushen shpejt) dhe hapni sytë për shënjat paralajmëruese të shënuara më poshtë. Po patë ndonjë, shikoni diku tjetër.

Reputacion ashtu-ashtu

Mos ngurroni ta gjykoni qendrën në bazë të asaj që keni dëgjuar nga prindërit e tjerë. Mirëpo bëni pyetje specifike për t’u siguruar që komentet negative kanë të bëjnë me gjendjen tuaj dhe jo me një familje në veçanti apo qendrën. Pyesni fqinjët dhe prindërit në park: a është kjo një qendër e njohur? A dini nëse ndonjë fëmijë ka humbur apo është lënduar në atë qendër? Sikur të keni dhe ngurrimin më të vogël për ta lënë fëmijën në atë qendrën, fshijeni nga lista.

Thelbi: Nëse as prindërit e tjerë nuk janë entuziastë për atë qendër, vazhdoni të kërkoni.

Rregulla të buta

Rregullat dhe rregulloret janë të rëndësishme. Qendrat pa udhëzues të qartë për gjithçka, nga orari i punës deri se si ato i trajtojnë urgjencat ka të ngjarë të kenë edhe probleme organizimi. Kujdesi për fëmijë në shtëpi mund të jetë më pak formal dhe më fleksibël, mirë po një kujdes i mirë në shtëpi duhet të ketë gjithsesi orar të caktuar, politika sigurie si dhe mjedis të sigurtë nga ana fizike.

Po ashtu, qendrat me politikë për fëmijë të sëmurë të butë duhet të fshihen nga lista juaj. Nëse fëmijët dhe stafi vijnë atje me temperaturë ose grip dhe nuk rrinë në shtëpi për më shumë se 24 orë të paktën, atëherë ka gjasa që fëmijës tuaj t’i ngjitet diçka.

Qendra duhet t’u kërkojë fëmijëve dhe stafit vaksinat e fundit dhe kontrolle të rregullta. Kjo politikë është një tregues i mirë se sa me seriozitet e merr qendra shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës tuaj. Nëse hasni në politika me dyer të mbyllura, vazhdoni të kontrolloni. Një qendër që nuk pëlqen kur prindërit vijnë pa paralajmërim, mund të jetë duke fshehur diçka.

Thelbi: Nëse qendra e kujdesit ditor nuk ka rregulla dhe organizim të qartë, ka të ngjarë që s’është e duhura për ju. Vazhdoni të kërkoni.

Kurrikulum i dyshimtë

Harrojini qendrat që nuk kanë program ditor ose që kanë një program të pandryshueshëm dhe aspak sfidues. Fëmijët kanë nevojë për variacion, ndryshime dhe mundësi për t’u rritur.

Qendrat më të mira ofrojnë një shkallë të gjerë të aktiviteteve në grup dhe individuale. Nëse foshnjet e kalojnë kohën më të madhe në luhatëse, karrige për bebe apo pajisje të tjera për të mbajtur bebet, nëse qendra nuk ofron aktivitete të organizuara që ndryshojnë rregullisht, ose nëse televizioni dhe videokasetat janë një pjesë e madhe e aktiviteteve të ditës, fshijeni këtë qendër nga lista juaj.

Po ashtu, kontrolloni dhe fushën e artit — a kanë mjete të mjaftueshme? A ka piktura apo projekte të tjera nëpër mure? Ndjehuni të lirë për ta pyetur stafin rreth rutinës ditore dhe aktiviteteve të veçanta. A i nxjerr stafi fëmijët për shëtitje dhe nëse po, e bëjnë këtë në mënyrë të sigurtë për ju? A i festojnë festat dhe nëse po, cilat? Përgjigjet ju japin një ide se sa i kujdesshëm është stafi për planifikimin dhe përgatitjen.

Mos harxhoni kohë me qendra ku kanë pak lojëra të përshtatshme sipas moshës. Nëse fëmijët kanë sasi të mjaftueshme të lodrave të duhura jo vetëm që ju nxitet zhvillimi përmes stimulimit të lojërave krijuese dhe me imagjinatë, mirëpo i ndihmon fëmijët të mos grinden se kush e merr lodrën dhe kush luan me çfarë. Si rregull i përgjithshëm, sigurohuni që lodrat nuk kanë pjesë të vogla që mund ta mbysin një foshnje apo një vogëlush.

Thelbi: Fëmija ka nevojë për aktivitete të shumta të përshtatshme për moshën që të nxisin zhvillimin e tij. Nëse qendra nuk i ofron, vazhdoni tutje.

Staf i papërshtatshëm

Nëse punëtorët e një qendre duken të pakualifikuar, vazhdoni të kërkoni. Stafi i paarsimuar (së paku dy vite universitet dhe përvojë në zhvillimin e fëmijëve në moshë të re), që nuk është i përgjegjshëm apo entuziast dhe i papërgatitur si duhet nuk mund të sigurojnë kujdesin më të mirë për fëmijën tuaj.

Kujdestarët duhet të jenë edhe të trajnuar dhe të kenë të njëjtat filozofi me ju sa i përket gjumit, disiplinës dhe ushqimit. Vëzhgoje stafin në komunikim me fëmijët nën kujdesin e tyre. Dy shenja të sigurta të një situate më pak se të pëlqyeshme janë kujdestarët që flasin me fëmijët me gjuhë bebesh ose që bërtasin dhe flasin me ashpërsi.

Sigurisht, nëse shihni ndonjëherë një pjesëtar të stafit që i gjuan fëmijës, largohuni menjëherë dhe këtë incident raportojeni menjëherë.

Udhëzues për stafin e qendrave:

• Për foshnja, raporti duhet të jetë një kujdestare për tre fëmijë nëse grupi ka gjashtë foshnje ose një për katër nëse grupi ka tetë.

• Për vogëlushë 12 deri 24 muaj, raporti është një me tre për gjashtë fëmijë dhe një me katër për tetë fëmijë ose më shumë. Për fëmijë të moshës 24 deri 36 muaj, të njëjtat raporte shtrihen me një për pesë në dhjetë fëmijë dhe një në gjashtë për një grup me 12.

• Për parashkollorë 36 muaj e më lart, raporti duhet të jetë një për gjashtë për një grup me 12 fëmijë, një në shtatë për një grup me 14, një në tetë për një grup me 16 dhe një në nëntë për një grup me 18.

Besojuni instikteve tuaja. Ndërsa vizitoni mjedisin, shikoni me kujdes për të parë nëse foshnjeve iu jepet kujdes menjëherë kur qajnë ose nëse stafi, që ka shumë punë, i lë të qajnë.

Vëzhgojini edhe fëmijët më të rritur. A ua dëgjojnë pyetjet? A marrin ndihmë kur e kërkojnë për të shkuar në tualet? Një nga shqetësimet tuaja kryesore duhet të jetë nëse fëmijës do t’i jepet vëmendja për të cilën ka nevojë.

Staf i paguar pak

Pagesa jo të mira të stafit rezultojnë në ndryshime të shpeshta. Më së miri do të ishte që për fëmijën tuaj të kujdeseshin të njëjtët persona çdo ditë.

Sigurisht, ndonjëherë edhe qendrat më të mira e kanë të vështirë të gjejnë dhe të mbajnë punëtorë të përkushtuar. Shumica e kujdestarëve paguhen shumë pak (zakonisht pak më shumë se paga minimale) ndërsa kërkesat për t’u kujdesur për disa foshnje ose vogëlushë çdo ditë mund të jenë shumë të lodhshme.

Mirëpo qendrat nuk ofrojnë pushime apo sigurime shëndetësore dhe ka pak të ngjarë që stafi të jetë besnik dhe të përkujdeset për fëmijët tuaj për një kohë të gjatë.

Thelbi: Nëse trajnimi i stafit nuk është i duhuri, duken të stërngarkuar ose nuk rrinë për shumë gjatë, atëherë kjo qendër nuk është për ju.

Mjedise të papastra dhe të pasigurta

Nëse qendra duket e mërzitshme dhe jo e mirëmbajtur, vazhdoni të kërkoni. Ja një listë e shpejtë:

• Mjedisi ku përgatitet ushqimi duhet të larg tualeteve apo vendeve ku ndërrohen pelenat.

• Dyshemetë, muret dhe kuzhina duhet të jenë të pastra.

• Ngrohja, drita dhe ventilimi duhet të jenë të përshtatshme.

• Pajisjet duhet të mirëmbahen.

Nëse nuk e shihni stafin të lajë duart pas çdo ndërrimi pelene (dhe të dezinfektojnë zonën e ndërrimit) ose nëse qendra në përgjithësi duket jo e mirëmbajtur, mos rrini më gjatë. Prekni disa lodra — a ngjisin në dorë? Dhoma e artit a është e furnizuar mirë dhe e organizuar?

Shikoni dhe hapësirën. Qendrat duhet të kenë të paktën 3 metra katrorë brenda për fëmijë dhe 7 metra katrorë për fëmijë jashtë.

Largohuni nga qendrat me probleme të sigurisë:

• Lodrat dhe mjetet e tjera për lojë duhet të jenë të mirëmbajtura.

• Dritaret lart (nëse ka) duhet të jenë të mbyllura ose të mbuluara me mbrojtëse.

• Të gjitha mjekimet apo substancat e rrezikshme duhet të jenë larg fëmijëve.

• Dyshekët duhet të jenë të rinj dhe të fortë (për të ulur rrezikun nga SIDS ((sindromi i vdekjes së papritur të foshnjeve)) për foshnje).

• Zona e lojës jashtë duhet të jetë e rrafshuar dhe e siguruar.

• Duhet të ketë detektorë tymi që punojnë.

• Radiatorët dhe ngrohësit duhet të jenë të mbuluar ose të rrethuar.

• Duhet të ketë në gadishmëri një kuti të ndihmës së shpejtë dhe fikës zjarri.

• Të gjitha pajisjet standarde për mbrojtjen e fëmijëve duhet të jenë ku duhet (priza të mbuluara, dyer sigurie, dryna).

• Kontrolloni sigurinë tek dera dhe pporta e jashtme— të panjohurit nuk duhet të kenë mundësi të hyjnë brenda nga rruga.

Thelbi: Nëse qendra duket e mbytur, plot me sende ose e rrezikshme, kërkoni më tutje.

Licensë e skaduar

Nëse licensa e qendrës nuk ka më afat, fshijeni nga lista. Shumë qendra e shpallin menjëherë licensën e tyre. Nëse nuk e shihni, telefonojuni shërbimeve sociale lokale për të kontrolluar.

Vetë licensa nuk garanton kujdes cilësor, mirëpo meqë shumica e shteteve kërkojnë kredencialet e duhura, qendrat që nuk kanë licensë do të thotë se nuk kanë përmbushur kriteret më themelore.

Qendrat për kujdes ditor gjithashtu duhet të plotësojnë edhe rregulloret shtetërore për licensim për shëndet dhe siguri. Dhe mjediset që nuk kanë kaluar nëpër procesin e akreditimit mund të jenë të dyshimta.

Thelbi: Licensa nuk është gjithçka, mirëpo nëse qendra nuk e ka, nuk bën për ju.

/komuniteti