Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme të mirren hapat e gjumit gjatë shtatëzanisë?

Jam ca si dorështrënguar për dhënjen e hapave të gjumit. Mund të bëheni i mvarur pas tyre, dhe në së kjo ndodh atëherë kjo do të ketë ndikim dhe tek foshnja në stomak, dhe pastaj do të keni vështirësi që ti leni anash dhe pas lindjes. Ka ca të dhëna nga disa studimet të bëra në Danimarkë që të tregojnë se kur nënat përdorin barbiturate (kategori hapash të ngjajshme me hapat për fjetje) në mënyrë të rregulltë, ato mund ta ulin koeficientin e inteligjencës dhe të shkaktojnë probleme me metabolizmnin bilirubial pas lindjes (e cila mund të çojë deri tek dëmtimi i syve apo dhe tek dëmtimi i trurit).

Bile dhe me hapat më të ri Ambien, përdorimi për një kohë të gjatë nuk është i rekomandueshëm. Por nuk ka problem nëse miret si hap i kohëpaskohshëm për të fjetur si p.sh. në udhëtimet e gjata me aeroplan kur keni nevojë për gjumë. Por nëse është në pyetje jo rehatia e thjeshtë apo pagjumësia e papritur, unë fare nuk i rekomandojë hapat e gjumit. Në vend të kësaj shkoni dhe dilni jashtë në toalet, rregulloni me jastëk vendin ku keni për të fjetur, dhe pastaj lexoni apo hani diçka, dhe në fund bjerni për të fjetur në mënyrë krejtësisht natyrale.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tani për tani, Ministria e Ushqimit dhe Medikamenteve nuk e ka gjykuar asnje medikament për të fjetuar krejtësisht të padëmshëm për nënat shtatëzëna.

Disa medikamente siç janë Benadryl (i cili gjendet në plot ilaçe për të fjetur pa liçencë) dhe Ambien, janë të klasifikuara si medikamente të klasit B që do të thotë se mendohet të jenë të padëmshëm për gratë shtatëzëna duke u bazuar në testet e bëra mbi kafshët, por ende nuk ka teste të mirëfillta të bëra mbi njerëz. Hapat tjerë për të fjetur siç janë: Sonata, Lunesta, dhe Rozerem, janë të konsideruar si medikamente të klasit C. Këto janë preparate padëmshmëria e të cilëve është e pasigurtë, studimet mbi kafshë me to kanë treguar se ka një farë lloj rreziku për fetusin.

Asnjë hap për fjetur nuk është klasifikuar si medikament i Klasit A -- ato të cilat në testet e kontrolluara me njerëz janë treguar si të padëmshme për foshnjën e palindur . Prandaj hapat e gjumit nuk janë zgjedhje e mirë për të fjetur gjatë natës në kohën kur jeni shtatëzënë .

(8 vite më parë)
Shume teme intersante. Kurr skam ndegju shtatzane qe ka mendu me hapa kunder pagjumsis. Edhe mua vet sado qe kam vuajt per gjume nuk me paska shku kurre mendja te hapat e gjumit. Mirepo shume mire me dit.

/komuniteti