Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A mund të kem cikël menstrual gjatë shtatzënisë?

Jo. Ju nuk mund të keni cikël menstrual gjatë periudhës së shtatzënisë.

Disa gra kanë gjakderdhje vaginale gjatë shtatzënisë. Disa madje raportojnë gjakderdhje të përhershme e cila ju duket si cikël menstrual i rregullt. Por gjakrrjedhja vaginale gjatë shtatzënisë nuk është po e njejta gjë sikurse cikli menstrual.

Ku qëndron dallimi?

Cikli menstrual ndodh vetëm gjatë kohës kur nuk jeni shtatzënë. Çdo muaj, mitra juaj rrit një rresht të trashë të pasur me gjak, në pregatitje që të mbjell atje një vezë. Nëse ju nuk ngelni shtatzënë atë muaj, ju hedhni këto inde dhe gjak – dhe kjo quhet cikël menstrual.

Por kur veza mbjellet në mitër, hormonet i sinjalizojnë indet e gjakut që të qëndrojnë të paprekura për të mbështetur rritjen e foshnjes në bark. Pra ju nuk do ti hedhni dhe nuk do të keni më cikël menstrual derisa të zgjasë shtatzënia juaj.

Pse disa gra kanë gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë?

Gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë shkaktohet për arsye të ndryshme, disa janë serioze dhe disa jo.

Disa gra mund të kenë gjakrrjedhje të lehtë apo pika gjaku në shtatzëninë e hershme – rreth kohës së ciklit menstrual – dhe ato mund të gabojnë duke e menduar se është cikël menstrual.

Kjo quhet “gjakrrjedhja e implantimit” e cila mund të shkaktohet nga veza e fekonduar në rreshtin e trashë të pasur me gjak. Përgjithësisht është më me ngjyrë të qelur se cikli menstrual tipik dhe zgjat vetëm një-dy ditë.

Ju mund të keni pika gjaku pas një PAP testi, testi vaginal apo marrëdhënieje seksuale. Kjo ndodh sepse do të ketë më shumë gjak në qafën tuaj të mitrës gjatë shtatzënisë.

Gjakrrjedhja mund të jetë shenjë e diçkaje të gabuar dhe serioze, siç është aborti apo një shtatzëni ektopike, e cila mund të jetë fatale.

Nëse vëreni gjakrrjedhje thërrisni mjekun tuaj, edhe nëse gjakrrjedhja ka ndaluar. Shumë gra të cilat kanë pak gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë, lindin pa komplikime, por ju duhet të kryeni kontrollë për të parë nëse problemi është serioz.

Nëse keni gjakrrjedhje të vazhdueshme apo keni dhimbje të ashpër të çfarëdo lloji dhe nuk mund të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj, menjëherë thërrisni emergjencën.

Megi (3 vite më parë)
edhe mua m ndodhi kjo me dy dit por nuk kam ber asnje test..ne fakt jam duke provuar per bebe...
Kejsi (7 vite më parë)
Prsh jam nje goc 20 vjece.. Ne daten 26 kisham ciklin per tme ardh por un kam ber nje test ne daten 28 dhe me ka dal me dy vija ..vija e dyt me ka dal shum e holle mezi duket. Ne daten 29 me filloi gjakderdhja me zgjati dy dit dhe me ndaloi. Aa mund tme thoni cfar shenjash jan kto. Ju flm

/komuniteti