Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ngërçet gjatë shtatzënisë

Shtatzënia sjell gëzimin e amësisë. Megjithatë, shtatzënia shkakton edhe ndryshime në organizëm. Të gjitha ndryshimet janë pjesë e parapregatitjes së organizmit për foshnje. Ngërçet në shpinë dhe këmbë janë paraqitje e shpeshtë gjatë shtatzënisë, ndërsa egzistojnë shumë fakte se përse lajmërohen ngërçet.

Në periudhën e shtatzënisë së hershme do të ndjeni ngërçe, të cilat lajmërohen për shkak se mitra pregatitet për foshnjen tuaj. Lloji i dytë i ngërçeve që lajmërohet shpesh gjatë shtatzënisë janë dhembjet në ligamente. Muskujt të cilët ndodhen nën mitër, zgjerohen që të mund të bartin peshën e foshnjes gjatë rritjes.

Ngërçet gjatë shtatzënisë paraqiten në të tre tremujoret, gjegjësisht gjatë tërë shtatzënisë, gjë që është normale, nëse merret parasysh se në atë mënyrë trupi parapregatitet për foshnjen.

Megjithatë, nuk janë të gjitha llojet e ngërçeve, paraqitje normale në shtatzëni. Nëse gjatë shtatzënisë, ndjeni dhembje vetëm në njerën anë të poshtme të barkut, menjëherë shkoni tek mjeku.

Kjo dhembje mund të paraqet rrezikun nga shtatzënia jashtë mitre. Poashtu, nëse papritur ndjeni intenzitet të fortë të ngërçeve dhe nëse vëreni gjurmë gjaku, menjëherë vizitoni mjekun. Kjo është shumë e rëndësishme nëse ndodh që nga java e 6 e gjer në fund të shtatzënisë.

Nëse ndjeni ngërçe të forta në pjesën e poshtme të barkut pas ushqimit, duhet të vizitoheni tek mjeku për shkak të komplikimeve të mundshme të qeses së tretjes. Konstipacioni apo kapsllëku janë problem që ndodh shpesh gjatë shtatzënisë dhe mund të shkaktojë ngërçe, por nëse keni edhe diarre dhe dhembje në shpinë, atëherë mund të keni lindje të parakohëshme.

Në tremujorin e tretë apo në periudhën e muajve 7-9 mund të ndjeni ngërçe në shputa, kofshë apo muskuj të nëngjunjëve. Zakonisht këto ngërçe ndodhin natën. Shpesh fillojnë me dhembje të ashpër nëngjunjë apo në shputa dhe i forcojnë muskujt e nëngjunjëve duke krijuar dhembje.

Ngërçet në këmbë shpesh mund të zgjasin gjer në një minutë. Leckat e nxehta mund të lehtësojnë dhembjen. Pas paraqitjes së ngërçeve, e keni të vështirë të ngriteni nga krevati dhe të ecni. Mënyra më e mirë për tu përballur me ngërçet është konsumimi i ushqimit të pasur me vitamina dhe konsumimi më i madh i kalciumit.

Mënyra më e mirë që të lehtësoni ngërçet është dushi i nxehtë. Sa më shumë hidhni ujë në pjesën e poshtme të shpinës. Natyrisht, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, për mënyrat të cilat mund ti përdorni për të lehtësuar ngërçet.

/komuniteti