Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Rëndësia e komunikimit në shtatzëni në shëndetin mendor të fëmijës

- Femra që kur lind për vete, lind, si të thuash, me “bebin” pranë. E vogël me kukullën; kur rritet pak, kupton se është si mami; më e madhe mendon…, kur martohet e ëndërron; e dëshiron pak më vonë; e përkëdhel në mendje; pastaj e ndien në bark; më vonë, në gjoks duke i dhënë gji; në krahë duke i qeshur; në prehër duke luajtur me të; përdore duke e shoqëruar në kopsht e në shkollë; me mendjen tek ai më vonë… gjithmonë, edhe pse tani ai është bërë prind për vete.

- Komunikimi mëmë-fëmijë është shumë i hershëm; në saje të tij, foshnja lind me një “barrë” eksperiencë e cila do të ndikojë fuqishëm si në fëmijërinë dhe në burrërimin e tij.

- Mëma ka privilegjin dhe përgjegjësinë të jetë e para që komunikon me frutin e marrëdhënieve në çift.

- Megjithëse në parje, ky komunikim në shtatzëni, duket vetëm fizik, nuk është aspak vetëm i tillë. Numri i çrregullimeve që janë rezultat i problemeve në komunikimin fizik, po themi, janë ulur ndjeshëm.

- Ruajtja e shëndetit mendor të bebes në bark të nënës dhe, pse jo, “ushqimi” i mirë i tij; Burimi kryesor i këtij shëndeti është komunikimi, i cili është shumë i lidhur me të parin, me atë fizik pra, por shumë më i hershëm se ai.

 

Autore: Arta Abdullahi - Logopede

/komuniteti