Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtatzënia e dytë

Ngadalësoni, konsumoni ushqim kualitativ dhe pushoni sa më shumë

Me të vërtetë ka dallim shtatzënia për herë të dytë. Edhe nëse ndjeheni më me përvojë, mund të përjetoni shumë supriza të tjera, si fizike ashtu edhe psiqike. Fizikisht, madje gjer në një muaj përpara se në shtatzëninë e parë, do ndjeni tërheqjen dhe zgjerimin e mitrës nga fakti sepse mitra më vështirë ritërhiqet. Ka mundësi që kontraktimet Braxton Hicks të jenë më të forta dhe më të dhimbshme, sidomos gjatë fundit të shtatzënisë. Ana e mirë është që në shtatzëninë e dytë, do t`i ndjeni më herët lëvizjet e bebit tuaj.

Gjatë shtatzënisë së parë, me siguri se keni kaluar shumë kohë duke menduar për shtatzëninë dhe bebin që keni në bark. Tani kur keni e keni fëmijën për të cilin duhet të kujdeseni, ndoshta nuk do të keni mundësi ti përkushtoheni shtatzënisë sikurse herën e parë.

Kjo është plotësisht normale, dhe nuk nënkupton që fëmijën e dytë do ta doni më pak. Nënat shpesh frikësohen, nëse do të kenë mundësi ti dhurojnë fëmijës së dytë dashuri të mjaftueshme. Mos u brengosni, dashuria nuk është numër i caktuar, ajo është burim i pafund i emocioneve.

Do të ju preferonim që, pa marrë parasysh nëse i keni kaluar orët e shtatzënisë, ti ripërsërisni ato, sipas mundësisë së bashku me partnerin tuaj, në mënyrë që të lidheni më lehtë me shtatzëninë dhe fëmijën tuaj të dytë.

Ka shumë mënyra për ta lehtësuar dhe zbukuruar shtatzëninë e dytë. Ja disa nga ato:

Ngadalësoni. Sado që ju duket kjo e vështirë dhe e parealizueshme, është me rëndësi të veçantë që të gjeni kohë për pushim dhe relaksim. Tani nuk është koha të merrni përsipër detyra shtesë, sepse fëmija juaj i parë do të ju angazhojë dhe lodh mjaftueshëm.

Konsumoni gjëra kualitative. Shpeshherë do të keni aq shumë punë rreth fëmijës, sa që do të jetë shumë e lehtë ta kaloni ndonjë vakt, mëngjesin, drekën apo darkën. Do të jetë veçanërisht e vështirë nëse krahas kësaj, punoni apo studioni. Prandaj ndani kohën që të ushqeheni në mënyrë kualitative, nëse jeni shumicën e kohës jashtë shtëpisë merrni ushqimin me vete, ndërsa nëse jeni në shtëpi me fëmijën tuaj, angazhojeni edhe atë në pregatitjen e vakteve tuaja, kjo do ta mbajë atë të angazhuar.

Pushoni shumë shpesh. Nëse qëndroni në shtëpi me fëmijën tuaj, gjatë kohës kur fëmija fle, shfrytëzoni edhe ju mundësinë që të pushoni me të, pa marrë parasysh se sa punë ju presin rreth mirëmbajtjes së shtëpisë apo prisni gjersa të vijë partneri juaj nga puna, që të kujdeset për fëmijën derisa ju të pushoni pak. Nëse jeni nënë e vetme, dhe fëmija nuk fle gjatë ditës, atëherë angazhojeni atë me libra, kube, ngjyra etj. në mënyrë që të pushoni pak përderisa fëmija luan. Nuk është e rëndësishme nëse do të flini, por që të pushoni së paku për gjysëm ore. Nëse mendoni se flini shumë pak, atëherë ndryshoni kohën e pushimit – le të jetë kjo koha kur fle fëmija juaj.

Xhemile (12 vite më parë)
Pershendetje e nderuara redaksi e beba ime, une jam nene per here te pare para 15 muajve dhe tani perseri jam 7 zane ne bebin tim te dyte ne muajin e 8. Cdo here i kam lexuar keshillat tuaja por ja me erdhi rasti te ju shkruaj per here te pare dhe te ju lus per nje emer te bukur per djalin tim i cili asht duke ardhur ne jete. Ju faliminderit shume per te gjitha.

/komuniteti