Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Epilepsia

Që disa vite, vuaj nga epilepsia. A më duhet ndonjë mbikëqyrje e veçantë gjatë shtatzanisë?

Mvaret nga gjendja me të cilën keni hyrë në shtatzani. Gratë me antiepileptikë, të cilët ndikojnë në zhvillimin e problemeve të caktuara të boshtit kurrizor të foshnjes, duhet të fillojnë me konsumimin e acidit folik më së paku tre muaj para se të mbeten shtatzënë, me doza prej 4 mg në ditë, dhe duhen vazhduar me këtë dozë gjer në muajin e tretë të shtatzanisë, që të zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e problemeve. Gjatë shtatzanisë gjithsesi duhet të bëni vizita me ultrazë, ku në atë mënyrë kontrollohet morfologjia e frytit, veçanërisht boshti kurrizor dhe eshtrat si dhe zemra.

Në fillim të shtatzanisë duhet të këshilloheni me neurologun tuaj dhe të vendosni rreth sasisë së dozës së ilaçeve, dhe këshillohuni se sa shpesh duhet të vizitoheni. Patjetër duhet ti tregoni gjinekologut tuaj për epilepsinë dhe në asnjë mënyrë mos i ndërpreni ilaçet. Nëse ju përkeqsohet gjendja e sëmundjes suaj në ndonjë rast, menjëherë lajmëroni mjekun tuaj.

A do të më ndikojë shtatzania në epilepsi?

Kjo gjë mvaret nga rasti – gati në gjysmën e rasteve nuk ka kurfarë ndryshime, tek disa gra zakonisht nuk ka sulme, por tek një përqindje e vogël ndonjëherë përkeqsohet gjendja. E rëndësishme është që ti tregoni neurologut për shtatzaninë dhe ai do vendos nëse ju duhet ndryshimi i dozës së ilaçeve.

A guxoj të vazhdojë me ilaçet të cilat i kam marrë deri më tash?

E gjitha mvaret se çfarë ilaçe dhe çfarë dozash merrni, por edhe nga gjendja juaj. Për këtë ju duhet të flisni me gjinekologun dhe neurologun, të cilët ju përcjellin gjendjen, çfarë terapie të vazhdoni por pyetja është se a do i ndryshoni ilaçet dhe dozat. Gjithsesi shtatzaninë ju duhet planifikuar, shkaku i acidit folik, i cili duhet marrë nga 4 mg në baza ditore, për më së paku tre muaj para shtatzanisë.

Përveç kësaj, me faktin që disa ilaçe që përdoren për epilepsi ndikojnë në metabolizmin e vitaminës K, që të zvogëlohet rreziku i paraqitjes së gjakderdhjes tek foshnja, që mund të jetë pasojë e kësaj, është e mundshme që t`ju udhëzohen tableta vitamin K gjatë muajit të fundit të shtatzanisë.

Çfarë nëse pësojë sulm epileptik gjatë shtatzanisë?

Sulmet e epilepsisë mund të paraqesin rrezik potencial për foshnjen, sepse ajo gjatë sulmit tuaj nuk konsumon mjaftueshëm oksigjen. Nëse sulmi zgjat pak, nuk do të duhej të paraqiste problem, por që të mos përsëriten sulmet, e rëndësishme është të merrni terapinë tuaj.

A rritet rreziku nga sulmi epileptik gjatë lindjes?

Jo, por ju duhet të merrni terapinë në mënyrë të rregullt.

A guxoj të ushqej foshnjen me gji nëse jam nën ndikimin e terapisë entiepileptike?

Në përgjithësi po, por kjo mvaret se çfarë ilaçe dhe në çfarë dozash i merrni, dhe për këtë ju duhet konsultuar me neurologun dhe pediatrin.

Nëse unë kam epilepsi, a do të thotë kjo që edhe foshnja ime do ta ketë?

Natyrisht që jo, por rreziku që mund ta ketë është pak me i rritur, me faktin që e keni ju.

/komuniteti