Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ftohja në shtatzani

A janë të shpeshta ftohjet gjatë shtatzanisë?

Shtatzënat ftohen më shpesh se sa gratë të cilat nuk janë shtatzëna. Kjo ndodh për shkak se sistemi imunitar është më pak i fuqishëm gjatë shtatzanisë. Trupi duhet zvogëluar mekanizmat mbrojtës, ashtu që të mos i refuzojë fryti. Fatkeqsisht, për këtë shtatzënat janë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve.

Cilat ilaçe mund ti përdorni gjatë shtatzanisë?

Nëse jeni shtatzënë dhe e ftohur, shmangni përdorimin e ilaçeve pa këshillim paraprak me mjekun apo gjinekologun. Shumica e antihistaminëve, dekongjestivëve dhe ilaçeve kundër kollës nuk duhet përdorur, përveç nëse iu përshkruan mjeku.

Sipas rregullit, këto ilaçe nuk janë testuar në shtatzëna dhe mund të ndikojnë negativisht në fryt. Në shumicën e rasteve mund të përdoret acetaminofeni për dhembje më të lehta apo për kokëdhembje, por duhet shmangur ibuprofenin dhe aspirinin, përveç nëse këto iu lejon mjeku.

Po antibiotikët?

Egzistojnë shumë antibiotikë të cilët mund të merren gjatë kohës së shtatzanisë, por egzistojnë edhe nga ata që nuk mund të merren. Nëse nuk jeni të sigurtë, konsultohuni me mjekun. E rëndësishme është që të ndiqni udhëzimet për marrjen e ilaçeve dhe ti merrni me rregull. Mos përdorni antibiotikë të cilët iu kanë mbetur nga sëmundjet e mëparshme.

Si ta parandaloni ftohjen apo gripin në shtatzani?

Kjo këshillë nuk dallon nga këshillat për të tjerët. Ushqimi i balansuar, ushtrimet e rregullta dhe pastrimi i shpeshtë i duarve janë mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet. Shumica e mjekëve preferojnë vitamina prenatale, si shtesë në ushqim. Nëse konsumoni duhan, duhet ta ndërpreni këtë. Sistemi imunitar do t`ju punojë më mirë, kjo është për të mirën e foshnjes tuaj.

Çfarë të bëni nëse ftoheni gjatë shtatzanisë?

Nuk është e mundur që tërësisht ta shmangni ftohjen dhe gripin sepse janë shumë të shpeshtë. Por nëse rastësisht sëmureni apo ftoheni, ja disa këshilla:

• Pushoni sa më shumë.

• Konsumoni sa më shumë lëngje të freskëta. Kjo është posaqërisht e rëndësishme në shtatzani.

• Kundër hundëve të zëna, përdorni sprej nasal me bazë ujë deti apo inhaloni.

• Ushqimi le të jetë i balansuar me shumë pemë dhe perime.

• Pini ujë të vakët me mjaltë dhe limon që të zbusni ndezjen e fytit.

• Patjetër konsultohuni me mjekun nëse simptomet iu zgjasin më shumë se një javë, sidomos nëse janë të rënda, ndoshta iu është zhvilluar ndonjë infeksion sekundar.

/komuniteti