Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gastriti apo urthi

Shumë shpesh kam urth. Çfarë të bëj?

Shmangni ushqimin e njelmët, dhe injoroni piperin, hudhrën, qepën, portokallin, limonin, grejpfrutin…

Urthi nuk është paraqitje e rrallë në shtatzani dhe më së shpeshti lajmërohet në fazën e fundit. Që të zvogëloni ndjenjën e pakëndshme të urthit, hani porcione më të vogla, çdo dy – tre orë dhe përtypuni më ngadalë. Shmangni ushqimin e njelmët, dhe injoroni piperin, hudhrën, qepën, portokallin, limonin, grejpfrutin…

Mundohuni që të ndryshoni mënyrën e pregatitjes së ushqimit – zieni në grill, në vend të gjalpit apo vajit, ndërsa ushqimin e yndyrshëm largojeni nga menuja juaj sepse qëndron më gjatë në lukth dhe tretet më vështirë. Pas ngrënjes uluni apo shëtituni, por asesi mos qëndroni shtrirë së paku për dy orë.

A mund ta qetësojë ndonjë lloj ushqimi urthin?

Mundohuni që secilën shujtë ta ‘shoqëroni’ me jogurt, të hani bajame apo gricka të pakripa. Disa shtatzënave iu ndihmojnë biskotat e thata apo galetat, përderisa disa nga shtatzënat e gjejnë ushqimin i cili iu ndihmon në qetësimin e urthit.

A egziston ilaçi kundër urthit?

Shmangni darkat e rënda dhe të bollshme, hani më pak, ushqim të lehtë, dhe të pa kriposur. Mos u shtrini menjëherë pas darkës, dhe nëse edhe kjo nuk ndihmon, mund të provoni me antacide, ilaçe të cilat përdoren për zvogëlim të thartirës, por gjithnjë nën konsultim me mjekun tuaj.

A është e saktë që thartina është shenjë që foshnjes po i rriten flokët?

Kjo, natyrisht, nuk është e vërtetë.

(12 vite më parë)
Pershendetje , per sherim te lukthit kontaktoni mjekun popullor per lukth dhe do te sheroheni 100% me bime natyrale ! www.facebook.com/muharremalidema2

/komuniteti