Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ta bëni banjon tuaj të sigurtë për fëmijën?

A më duhet të bllokoj derën e banjos?

Asnjëherë mos e leni fëmiun pa mbikqyrje në banjo

Banjoja paraqet potencialisht një vend shumë të rrezikshëm për foshnjen e cila zvarritet por edhe për fëmijët më të rritur. Për këtë disa prindër i ndalojnë hyrjen apo vendosin ndonjë bllokim në derë të banjos. Kjo nuk është zgjidhja e duhur sepse në këtë mënyrë fëmija nuk do të ketë rast të njoftohet me banjon dhe nuk do ti mësojë rreziqet potenciale që gjenden në këtë hapsirë.

Si të shmangim foshnjen nga djegja e ujit të nxehtë?

Termostatin në ujëngrohës rregullojeni në rreth 50 gradë Celsius, ashtu që do ti zvogëloni mundësitë që fëmija juaj të digjet nga uji i nxehtë. Lëkura e foshnjes është 15 herë më e hollë se sa e të rriturve, për këtë gjithmonë kontrolloni temperaturën e ujit në të cilin do lahet fëmiu, me anë të termometrit apo me anë të bërrylit (më së miri përdorini që të dy metodat). Kur mbushni vaskën me ujë, së pari lejoni të rrjedhë uji i ftohtë, e më pastaj i nxehti.

Çfarë gjërash sigurie mund të na ndihmojnë që banjoja të jetë e sigurtë?

Vendosni mbrojtjen në kapakun e guacës së banjos, dhe pas përdorimit të saj gjithmonë mbylleni kapakun, sepse foshnja kureshtare mund të bie me kokë në të, gjë që mund të lë pasoja katastrofale.

Si të veproj që fëmiu im të jetë i sigurtë në banjo?

Kemikalet, pajisjet për higjienë (madje edhe të foshnjes!) dhe ilaçet duhet ti mbani të mbyllura në dollap, por gjithsesi larg kontaktit të fëmiut. Poashtu edhe gërshërët për thonj, pincetat, gërshërët e zakonshme, pajisjet për rroje, të gjitha këto mbani larg kontaktit të fëmiut.

Makinat dhe aparatet mbani të çkyçura nga rryma, sepse fëmijët e vegjël duan ti imitojnë prindërit dhe të luajnë me makinën e rrobave, aparatin e rojes, hekurin për hekurosje, fenin e flokëve, ngrohësen, etj.

Më e rëndësishe është që të mos e leni fëmiun pa mbikqyrje në banjo. Është e rrezikshme që të lihet fëmiu në vaskë apo në guackë edhe për një moment të vetëm. Edhe nëse ju duhet për një moment të leni hapsirën e banjos, merrni me vete fëmiun.

Asnjëherë mos leni ujë në vaskë sepse fëmiu mund të rrëshqasë dhe të mbytet. Për fëmijët e vegjël, mund të jetë fatal edhe uji me lartësi prej vetëm 2,5 cm! Uji i cili është spërkatur nëpër banjo, duhet të pastrohet menjëherë, që të mos rrëshqasin këmbët e fëmijës.

/komuniteti