Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtatzëna në punë

A egziston ndonjë arsye që nuk duhet të punojë gjatë shtatzënisë?

Nëse shtatzënia juaj është duke shkuar mirë dhe ju jeni në një ambient të sigurtë, ju mund të vazhdoni të punoni. Nëse mendoni që jeni të ekspozuara ndaj çfarëdo rreziku si rezultat i punës tuaj, ju duhet të bisedoni me burimet njerëzore të departamentit tuaj. Rreziqet potenciale vijnë nga materialet ndaj të cilave jeni të ekspozuara, udhëtimet e tepërta dhe puna me ndërrime.

Si mund ta menaxhojë neverinë e mëngjesit në punë?

Shumica e grave përjetojnë një shkallë të nauzesë apo neverisë së mëngjesit gjatë shtatzënisë. Mundësitë që të ju afektojë në punë janë po aq të njejta sikurse edhe në shtëpi. Nëse e dini që jeni të prirura ndaj të vjellave, dhe jo vetëm të ndiheni të semura, mbani lecka gjithmonë me vete për t`u fshirë.

Nëse nuk e keni bërë ende të ditur lajmin në zyrë, mund ti tregoni tani, sepse mund ti bëni konfuz se mos jeni helmuar nga ushqimi. Nëse jeni duke vuajtur nga neveria e tejzgjatur e mëngjesit, ju duhet ti tregoni shefit tuaj rreth shtatzënisë tuaj më herët se që e keni planifikuar.

Si mund të mbetet profesioni im përderisa shtatzënia ime përparon?

Për fat të mirë, tani është shumë e lehtë të vishni veshje shtatzënash edhe në profesion. Ato mund ti gjeni nëpër dyqane, përmes katalogjeve si dhe blerje online, në mënyrë që të dukeni bukur dhe profesionale, edhe gjatë fazave të mëvonshme të shtatzënisë.

Gjatë tremujorit të parë dhe të tretë, ju mund të ndiheni të lodhura dhe pa vëmendje. Në tremujorin e dytë ju do të ndjeheni me energjike dhe më e fokusuar. Kjo mund të ju ndihmojë të bisedoni me koleget të cilat kanë kaluar përmes kësaj periudhe, të cilat e kuptojnë se si ndiheni dhe të cilat mund të ju mbështesin.

Shtatzënia juaj, edhe pse e dukshme, ende mund të jetë private. Mund të zgjojë shumë interes tek miqtë dhe kolegët tuaj. Disa femra e mirëpresin këtë, kënaqen me mundësinë për të biseduar rreth rritjes së fëmijëve të tyre. Disa preferojnë që shtatzënia të jetë pjesë e jetës personale, dhe jo temë diskutimi në orar të punës.

Ju duhet të jeni paksa më shumë tolerante në fillim nëse njerëzit dëshirojnë të diskutojnë më shumë se sa ju. Megjithatë, ju mund ti bëni të qartë nga mënyra se si i trajtoni komentet për të mbyllur këtë çështje. Mbani në mend që novela e shtatzënisë do përfundojë së shpejti dhe interesimi do zhduket shumë shpejtë.

Si mund të kujdesem për vetveten përderisa punoj?

• Vlerësoni hapësirën tuaj të punës. Puna me kompjuter nuk do e dëmtojë zhvillimin e fëmijës tuaj por gruaja shtatzënë është më e ndjeshme për t`u mpirë, dhimbje gishtash (sindromi i kyçit të dorës), prandaj sigurohuni që të ndërmerrni hapa që të bëni tryezën dhe karrigen tuaj të punës sa më komforte që mundeni.

• Pranoni ndihmën. Nëse kolegët tuaj dëshirojnë tju ndihmojnë, atëherë lejoni ata. Konsiderojeni veten me fat që jeni në një ambient aq mbështetës. Kjo është periudhë e rrallë dhe e veçantë në jetën tuaj, prandaj është turp të shtireni sikur asgjë nuk ka ndryshuar.

• Reduktoni stresin. Nëse nuk mund të eliminoni faktorin e stresit në vendin tuaj të punës, mundohuni të gjeni mënyra për ta menaxhuar atë, si për shembull ushtrime të frymëmarrjes së thellë, joga, zgjatje muskujsh apo thjeshtë shëtitje të vogël në këmbë.

• Bëni pauza. Ngrituni në këmbë dhe zgjatuni nëse keni qëndruar ulur gjatë. Uluni dhe shtrini shputat nëse keni qëndruar gjatë në këmbë.

• Hani siç duhet. Mos iu dorëzoni dietës në vendin e punës nga kafetë instante dhe biskotat.

• Vishni këpucë komforte. Ju mund të provoni edhe geta shtatzënie poashtu.

• Konsumoni sasi të mjaftueshme të ujit. Mbani një shishe me ujë në tryezën tuaj dhe mbusheni atë sa herë që të keni nevojë.

• Mbani shputat lartë. Mbani një kuti apo stol nën tryezën tuaj.

• Vishuni komfort./bebaime.com/

Almedina (11 vite më parë)
Kam ni pytje jam duke punuar dhe jam ne javen e 5 dersa puna ime eshte pak sa e rend.ndoshta dihem mir po frika se mos po e demtoj femin..se njeher ka ndodhur..!!!andaj keni naj ide ...

/komuniteti