Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ta bëj 2-vjeçaren time që nuk më ndahet të jetë më e shoqërueshme në festa ditëlindjesh?

Fëmijët dhe festat

Disa fëmijë kanë lindur të shkojnë nëpër festa, e disa jo. Nëse fëmija juaj ndjehet i trembur nga zhurma dhe kaosi i një feste ditëlindjeje, duhet të respektoni ndjenjat e saj. Duke komentuar se si ajo nuk po merr pjesë vetëm sa do e bëjë atë të ndjehet më keq dhe ta krahasosh me fëmijë të tjerë ("Shiko sa mirë po luan Meri me Kathlinën") nuk ndihmon.

Kjo është sfida prindërore që kurrë nuk ndalet, mirëpo mos i kërkoni fëmijët të jetë dikush që ajo nuk është. Nëse duket që po kënaqet në festë, edhe nëse nga largësia, atëherë lëreni të qetë. Është me rëndësi që ta lini fëmijën ta kuptojë se si do të përballet me një situatë shoqërore. Puna e saj në atë moshë është të provojë ujërat në situate të ndryshme.Nëse i gjen të ftohtë, lëreni të tërhiqet.

Mënyra më e mirë për ta ndihmuar të rritet shoqërisht dhe emocionalisht është ta lejoni t’i gjejë vetë kufijtë e saj.

Mirëpo nëse ndjeni se ajo do të marrë pjesë në mënyrë më aktive, ka disa mënyra për ta inkurajuar të hyjë në lojë. Pyeteni nëse do të luajë me ndonjë në veçanti; nëse do, merret atje dhe përpiqu ta shoqërosh me fëmijën tjetër, qoftë edhe nga larg. Ose përfshihuni në të njëjtin aktivitet me fëmijën tuaj; nëse fëmijët po bëjnë kurora letre, bëni dhe ju një, ose uluni pranë saj gjatë një kënge. Ajo mund të ndërveprojë më mirë me fëmijët e tjerë nëse jeni pranë saj, të paktën si fillim.

Nëse, nga ana tjetër, gjithë rrëmuja e tmerron, mos u ndjeni keq ta falenderoni organizatoren dh eta dërgoni vajzën në shtëpi. Nuk ka vlerë ta detyroni të përfshihet në një situatë ku ajo nuk kënaqet. Herën tjetër që merni një ftesë, pyesni sa fëmijë do të ketë në festë. Fëmija juaj mund të jetë një nga ata fëmijë që luajnë më mirë me një grup të vogël. Përgatituni për rastin duke bërë një festë-lojë në shtëpi me kukulla dhe arusha.

Mund të bëni sikur njëra nga kukullat ka turp, pastaj lëreni fëmijën të luajë rolin e nënës që merr me të mirë. Dëgjojeni dhe shikojeni ndërsa ajo i ndihmon kukullat të ndjehen rehat — herën tjetër përdorni të njëjtat fjalë me të.


/komuniteti