Mos e humbni durimin tuaj. Zemërimet e çastit nuk janë pamje e bukur. Përveç shqelmimit, ulërimave, repertoari i fëmijës tuaj mund të përfshijë hedhjen e gjërave, goditjen apo madje edhe mbajtjen e frymëmarrjes derisa të bëhet blu. Kur fëmija juaj është i përfshirë në zemërimin e çastit, ai nuk ka gjasa të dëgjojë arsye, ai do të përgjigjet – negativisht – në të bërtiturat apo kërcënimet tuaja. Sa më shumë që i bërtitni, aq më shumë do të zemërohet, në vend të kësaj, vetëm uluni pranë dhe qëndroni me të derisa të qetësohet.
Të qëndruarit pranë fëmijës gjatë zemërimit të çastit është një ide shumë e mirë. Qëndrimi larg dhomës ku është ai i pranishëm mund ta bëjë atë të ndihet i lënë pas dore. Stuhia e emocioneve mund ta frikësojë atë prandaj ai do ishte mirënjohës duke ditur që ju jeni pranë tij. Disa ekspertë rekomandojnë që mbajtja e fëmijës në krahë do ta bëjë atë të ndihet më komfort. Por disa të tjerë thonë që më mirë është injorimi i zemërimit derisa fëmija të qetësohet, sepse mund të fitojë shprehi negative nga kjo sjellje. Pra, në mes të këtyre metodave, ju do të mësoni se cila mënyrë është e drejtë për fëmijën tuaj.
Mbani në mend se ju jeni e rritur. Pa marrë parasysh se për sa kohë vazhdojnë zemërimet e çastit, mos i jepni kërkesa të paarsyeshme apo negocioni me vogëlushin tuaj ulëritës. Kjo është posaçërisht joshëse në publik, si një mënyrë për ti dhënë fund epizodit. Mundohuni të mos shqetësoheni se çfarë mendojnë të tjerët – secili prind e ka kaluar këtë më parë. Duke e pranuar, ju vetëm i jepni mësim fëmijës tuaj dhe vëni një shkallë për problemet e ardhshme të sjelljes. Megjithatë, fëmija juaj ka frikë të jetë jashtë kontrollit. Gjëja e fundit që ai ka nevojë është edhe mosqënja e juaj nën kontrollë.
Nëse zemërimi i fëmijës tuaj eskalon në piken ku ai godet njerëzit apo kafshët, gjuan gjëra apo ulëret tërë kohën, atëherë mbajeni atë në një vend të sigurtë, siç mund të jetë dhoma e gjumit. Bëjini të ditur përse është aty dhe tregojini që do qëndroni aty derisa të ndalojë sjellja e tij negative. Nëse jeni në vend publik – një vend i zakonshëm për sulme të zemërimit – pregatituni të largoheni me fëmijën tuaj derisa ai të qetësohet.
Bisedoni pas epizodit të zemërimit. Pasi të jetë larguar kjo stuhi e zemërimit, mbajeni fëmijën tuaj afër dhe bisedoni rreth asaj se çfarë ndodhi. Pranoni frustrimin e tij dhe ndihmojeni ti shpreh ndjenjat e tij me fjalë, duke thënë diç të ngjashëm sikur: “Ti ishe shumë i zemëruar sepse ushqimi yt nuk ishte sikurse e dëshiron ti.” Lejojini atij të shprehet me fjalë, kjo do japë rezultate të mira. Thuajini duke buzëqeshur, “Më fal, nuk të kuptova. Tani që ti nuk po bërtet, e kuptoj se çfarë dëshiron.”
Provoni ti ktheni situatat e krizës së zemërimit. Vëreni se çfarë situatash ndezin butonat e zemërimit tek fëmija juaj dhe planifikoni me kujdes. Nëse kjo ndodh kur është i uritur, mbani ushqime gjithmonë me vete. Nëse zemërohet gjatë kalimit të një aktiviteti në tjetrin, jepini butësisht kohë para ndryshimit.
Vogëlushi juaj është duke u ndeshur me pavarësinë, prandaj ofrojini atij mundësi sa më shumë që mundeni. Askush nuk dëshiron ti thuhet tërë kohën se çfarë duhet të bëjë. Thuajini , “A dëshiron misër apo karrota?” në vend të “Haje misrin tënd!” sepse kështu i jepni sensin e kontrollës.
Monitoroni se sa shpesh e përdorni fjalën “jo.” Nëse mendoni që e përdorni shpesh si rutinë, me gjasë po krijoni stres të panevojshëm për të dytë. Mundohuni të ngadalësoni dhe të zgjedhni betejat. A do të prishej me të vërtetë orari juaj nëse shpenzoni pesë minuta shtesë në këndin e lodrave? Apo a mendoni që mërzitet dikush nëse vogëlushi juaj ka veshur dorashka të ndryshme në duar?
Shikoni shenjat e stresit. Edhe pse zemërimet e përditshme janë normale për vogëlushët, ju prapëseprapë keni nevojë të jeni të kujdesshëm nga problemet e mundshme. A ka ndodhur ndonjë trazirë në familje? A ka qenë një periudhë e bujshme apo me shqetësime? Tensione në mes të nënës dhe babait? Të gjitha këto mund të provokojnë zemërimet e çastit. Nëse edhe pas moshës 30 muajshe, fëmija juaj ende ka zemërime të çastit për çdo ditë, atëherë bisedoni me mjekun tuaj. Nëse fëmija juaj është më i vogël se 30 muaj dhe ka 3 – 4 zemërime të çastit gjatë ditës dhe nuk kooperon me ndonjë rutinë, si psh veshja apo loja me lodra, atëherë është mirë të kërkoni ndihmë. Mjeku juaj mund të ju sigurojë nëse fëmija juaj ka probleme serioze psiqike apo fizike dhe mund të ju sugjerojë mënyra se si të ballafaqoheni me këto. Poashtu, bisedoni me mjekun tuaj nëse fëmija gjatë frikës mban frymëmarrjen nga shqetësimi. Ka fakte ku kjo sjellje lidhet edhe me mangësinë e hekurit./bebaime.com/