Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

“Bonu Burrë”, ndërro pampersa!

11.12.2014 - “Bonu babë qysh t’ka hije”. Ky slogan u ka rënë sot në duar shumë qytetarëve të Prishtinës. Për këtë janë kujdesur të rinjtë e klubit “Bonu Burrë”, që synojnë të sjellin barazi gjinore tek njerëzit.

Ata kishin uzurpuar një hapësirë në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, ku mes shumë sloganeve kanë shfaqur për publikun edhe një ekspozitë me mesazhe të shumta.

“Ndaj emocionet me fëmijën tënd”, “Bashkëpunim edhe në lojë”, “Bëhu pjesë e edukimit edhe ti”, “Përkrah ëndrrat e tij”.

Përmes kësaj, ata synojnë vetëdijesimin e të dy gjinive, pasi që sipas organizatorëve të dyja gjinitë mund të japin shembull të mirë në respektimin e të drejtave të barabarta.

Për KosovaPress kështu është shprehur koordinatori i klubit “Bonu Burrë”, Kadri Gashi

Korab Jaha, i cili është edhe asistent në këtë klub, ka folur për fenomenin e burrave dhe kujdesit të tyre ndaj fëmijëve.

“Sot jemi dal këtu me kampanjën atësi e mirë ku synojmë që prindërit e tjerë me kalu më shumë kohë me fëmijët e tyre, me i përkrah në ëndrrat e tyre, në aktivitete të ndryshme, e pse jo edhe me ja u ndërru pampersat ose diçka të ngjashme, se edhe ata janë prindër e jo veç nënat”, ka thënë ai

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. Mesazhet e klubit “Bonu Burrë”, do të shpërndahen edhe në ditët e ardhshme nëpër disa qytete të Kosovës.

Burimi: Telegrafi

(11 vite më parë)
un per vete e mbeshtes ket iniciativ.ne me burin i ndajm punet rreth femijeve kuptohet mbas orarit punes sesht njeri qe ri e kqyr po gjithmon ndihmon shum raste un pushoj aj kujdeset per femijet
Happy Mum ... (11 vite më parë)
Inciativ shume e mir shpresojm qe se shpejti kan.me u vetdisuu edhe burrat qe jo patjeter veq nanat (grat) me nderru pampersaa.

/komuniteti