Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ç’duhet të bëjnë femrat për të pasur memorie të fortë

08.08.2012 - Të paturit e një fëmije mund të ndikojë në përmirësimin e memories së gruas. Në një sërë eksperimentesh nënat e reja, kanë rezultuar se kanë një memorie më të fortë në raport me femrat e tjera që nuk kanë fëmijë.

Studiuesja Melissa Santiago e Carlos Albizu University në Miami shprehet se, “Pas shtatzënisë memoria pëson disa modifikime dhe një freskim të kujtesës”.

Santiago ka analizuar informacionet e ardhura nga 35 femra nëna me fëmijë nga 10 deri në 24 muajsh të moshës 35 vjeçare si dhe femra të së njëjtës moshë por pa fëmijë.

Të dyja grupet siç informon noa.al treguan nivel thuajse të njëjtë inteligjence, por për të matur memorien iu treguan 6 simbole për 6 sekonda.

Më tej ju kërkua të vizatonin çfarë mbanin mënd dhe ky ushtrim u përsërit disa herë, ku në herën e parë rezultate ishin thuajse të njëjta, kurse herët e tjera nënat me fëmijë morën pikë shumë më të larta në raport me ato që nuk kanë fëmijë, duke treguar një memorie për tu pasur zili.

Në vijim të studimit thuhet se gjatë shtatzënisë ndodhin ndryshime fiziologjike të cilat përmirësohen 6 muaj pas lindjes, kështu që nëse femrat duan një memorie të fortë, atëherë duhet të bëjnë fëmijë./noa/

/komuniteti