Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çfarë është mastiti?

13.02.2012 - Mastiti është infeksion i tubave të qumështit, që favorizohet nga prania e ragadeve dhe fryrja e gjirit.

Nëse trajtohen në mënyrë korrekte, dy faktorët e mësipërm mund të evitohet. Zakonisht mastiti kap njërin gji që bëhet i fryrë, i skuqur dhe i dhimbshëm.

Gruaja paraqet temperaturë dhe në shumicën e rasteve dhe gjendje të përgjithshme jo të mirë. Rekomandohet terapia me antibiotikë dhe zbrazje të gjirit nga qumështi.

Mjaft antibiotikë janë të përshtatshëm dhe mund të jepen gjatë periudhës së laktacionit, prandaj mund të vazhdohet t’i jepet fëmijës qumësht gjiri, pasi është mënyra më e mirë për të zbrazur gjirin./bebaime.com/

/komuniteti