Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lindje me operacion, 1 në 10 gra merr infeksion

08.08.2012 - 1 nga 10 gra e cila e sjell në jetë fëmijën e saj me operacion, preket nga infeksionet.

Ky fakt konfirmohet nga një studim i publikuar nga revista “International Journal of Obstetrics and Gynaecology”, e cila thekson se më të rrezikuarat janë femrat mbipeshë dhe ato nën 20 vjeç.

Siç informon noa.al, edhe në Britaninë e Madhe, Itali, Gjermani dhe në vende të tjera numri i lindjeve me operacion është shtuar së tepërmi duke kaluar mbi 25%.

Studimi në fjalë ka analizuar 4107 gra të cilat kanë lindur fëmijët e tyre me operacion në 14 spitale në Britaninë e Madhe./noa/

/komuniteti