Nuk bëhet fjalë për asnjë shaka. Ekziston një lëvizje në rritje e nënave të reja, të cilat hanë placentën.
Arsyeja? Ky veprim redukton mundësinë për të rënë në depresion pas lindjes dhe përmirëson ushqimin me gji.
Por a është e shëndetshme?
Sipas “Missione Scienza”, një portal që merret me çështje shkencore dhe dobitë e saj te shëndeti, sugjeron se kjo është një lloj mode, e cila po përhapet me shpejtësi mes femrave që bëhen nëna, edhe pse është një veprim deri diku kanibalesk.
Kjo praktikë që po shtohet, është frymëzuar nga mjekësia e vjetër kineze dhe është përmirësuar deri në ditët tona. Një gjë të tillë pra, ngrënia e placentës, sipas portalit italian është bërë edhe nga shumë personazhe VIP, siç është edhe aktorja e njohur Nicole Kidman.
Sipas studiuesve, të cilët kanë bërë një kërkim në lidhje me këtë fenomen dhe kanë publikuar rezultatet e tyre në “Archives of Women’s Mental Health”, në të vërtetë, ngrënia e placentës nuk ka asnjë efekt tek femrat e sapobëra nëna, e madje, mund të bëjë dëm.
Por pse? Sepse placenta është e përbërë edhe nga substanca toksike, si mërkuri apo plumbi, të cilët dëmtojnë me të vërtetë shumë trupin e njeriut. /a.s/noa.al/

