Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Për të mbrojtur fëmijën nga astma hani sa më shumë arra

17.08.2012 - Nese doni qe femija juaj te mos vuaje nga astma konsumoni sa me shume arra. Deri ne vitin 2008 këshillohej qe femrat shtatzëna te mos hanin arra për te shmangur alergjitë ushqimore tek fëmijët.

Sot, American Academy of Pediatric ka hedhur poshtë këtë supozim duke u mbështetur edhe nga një studim danez. Sipas tyre, fëmijët e atyre nenave qe kane konsumuar arra gjate muajve te shtatzënisë kishin me pak rreziqe për te pasur alergji apo astme.

Për te arritur ne këtë përfundim janë studiuar rreth 60.000 femra qe kishin pasur lindje nga viti 1996 deri ne vitin 2002. Konstatimi ishte i habitshëm: ne moshën 18 muajshe, diferenca e fëmijëve te sëmure me astme, te atyre nenave qe kishin konsumuar arra dhe atyre qe nuk kishin konsumuar ishte afërsisht 2% (15% me 17%, pra te paret kishin me pak mundësi te sëmureshin).

Ne moshën 7 vjeçare këta fëmijë ishin 34 % me pak te prekur nga astma. Po çfarë efekti kane arrave? Është pikërisht vitamina E dhe antioksiduesit ata qe luajnë rolin kryesor./ikub/

/komuniteti