Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Refuzohet nga materniteti, lind në dhomën e hotelit

05.04.2013 - Një nënë i dha jetë fëmijës së saj të parë në një dhomë hoteli në Londër, pasi materniteti ku shkoi për të lindur e ktheu pas, me argumentin se kontraktimet ishin të parakohshme dhe nuk ishte ende gati për të lindur.

Për fatin e mirë të 39-vjeçares Michelle Booth, pavarësisht ambientit të pazakontë ku realizoi lindjen e saj natyrale, i biri George Reggie Eades gëzon shëndet të plotë, ashtu si edhe vete nena.

Një banore e kryeqytetit londinez, Booth dhe bashkëshorti i saj 45-vjeçar, Richard, vendosën që të merrnin një dhomë hoteli pranë maternitetit për të qenë të përgatitur për çdo rast, pasi gruas i thanë që nuk ishte ende gati duke lindur.

Megjithatë, katër orë më vonë, kontraktimet e gruas u bënë tepër të fuqishme dhe e asistuar edhe nga stafi i hotelit, i vendosur në alarm nga bashkëshorti, 39-vjeçarja lindi në komoditetin e një shtrati hoteli, ndonëse do të kishte preferuar shumë më tepër të ishte nën kujdesin e mjekëve, në këtë shtatzani të saj të parë.

Një ngjarje e pazakontë, ajo e 39-vjeçares ka nxitur një hetim mbi spitalin dhe përgjegjësit e një pakujdesie të tillë, që mund t’i kishte kushtuar shumë shtrenjtë një gruaje tjetër me një shtatzani problematike./ych/

KLESARA (13 vite më parë)
Nuk po cuditem aspak me kete ngjarje,pasi pothuajse e njejta histori me ka ndodhur mua me nje ndryshim te vogel se une isha duke lindur ne tualet. Vetem zotin falenderoj qe me dha mend me kuptu se une nuk dosha me urinu por femija kishte ardh ne gryke me dal ne dynja. Gabime fatale per mendimin tim. Edhe mua shume shoqe me kan than mi hedh ne gjyq por kur shpetuam gjalle te dyja spo du mi kujtu ma ato momente. Njeriu shkon ne spital me ken ma afer njerezve qe din me te ndihmu jo me te eliminu. Per ishtu doktorash ma mire ne shpi me lind

/komuniteti