Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çrregullimet menstruale: Shkaktarët dhe shërimi

Menstruacioni i pare zakonisht paraqitet ne moshen 12 deri 13 vjec

29.11.2011 - Çdo ndryshim i skemes normale te menstruacioneve tek nje femer quhet crregullim menstrual.

Organet reproduktive - Mitra (uterusi) eshte organ ne forme dardhe e vendosur ne mes te fshikezes urinare dhe zorres se trashe. Perbehet nga dy pjese - trupit dhe qafes. Nga te dy anet e mitres gjenden vezoret dhe vezepercuesit (tubat e Fallopit). Vezoret jane organe ne te cilat prodhohen vezet, me nga 200.000 deri 400.000 folikule. Shtresa apo muri i brendshem i mitres quhet endometrium, shtresat e te cilit nese femra nuk eshte shtatzene, shperbehen dhe dalin si nje pjese e gjakut menstrual se bashku me gjakun dhe sekrecionin e mitres.

Fazat dhe karakteristikat e menstruacioneve

Menstruacioni i pare zakonisht paraqitet ne moshen 12 deri 13 vjec. Hulumtimet me te reja, megjithate, tregojne se, sot, femrat hyjne me heret ne pubertet. Pesha e madhe eshte faktor i rrezikut per shfaqjen e pubertetit te hershem.

Kohezgjatja e ciklit menstrual

Gjate vitit te pare deri ne dy vite mundet te jene te ndryshueshme dhe jo te rregullta. Pas kesaj kohe cikli fillon te stabilizohet dhe te zgjase diku rreth 28 dite. Megjithate, cikli normal mund te zgjas edhe 20 deri 40 dite. Mosha eshte faktor i rendesishem per ndryshimet e ciklit. Perafersisht cikli zgjat 33 dite tek fermat me te reja se 21 vjec dhe 26 dite tek 40-vjecaret. Cikli zgjatet ne moshen 46 vjecare dhe mberrin perafersisht 31 dite ne moshen 49 vjecare. Femrat qe konsumojne alkool rregullisht i kane ciklet me te shkurta, ndersa femrat me peshe me te vogel dhe ato qe merren me sport, me te gjata.

Kohezgjatja e gjakderdhjes

Gjakderdhja te femrat e moshes se re perafersisht zgjat 6-7 dite. Pas moshes 21 vjec gjakderdhja zgjate 5- 6 dite deri ne menopauze. Megjithate, vlen te permendet se rreth 5% e femrave te shendosha kane gjakderdhje me te shkurter se 4 dite, dhe 5% me gjate se 8 dite. Femrat me peshe me te vogel sidomos ato qe konsumojne duhanin kane me shume gjakderdhje, ndersa ato qe merren me sport, me pak. Femrat qe perdorin spiralen (mjet kontraceptiv) zakonisht kane gjakderdhje me te gjate.

Nderprerja e menstruacioneve

Menstruacionet, natyrisht, nderpriten gjate kohes se shtatzenise. Disa femra vazhdojne te kene gjakderdhje jo te rregullta gjate tremujorit te pare te shtatzenise. Gjakderdhjet e tilla mund te jene kercenim i abortit, prandaj duhet patjeter t’i drejtohen mjekut. Gjate kohes se gjidhenies femra rralle mund te kete ovulim 8 jave pas lindjes. Pas ketij intervali menstruacionet zakonisht rikthehen dhe femra prape eshte fertile (mund te mbetet shtatzene).

Menopauza eshte nderprerja e menstruacioneve e cila zakonisht shfaqet diku rreth moshes 51 vjecare, gjersa tek femrat qe konsumojne duhanin edhe me heret.

Cfare jane crregullimet menstruale?

Amenorreja eshte mungesa e menstruacioneve. Dallojme amenorrene primare, atehere kur nuk eshte paraqitur fare dhe sekondare kur menstruacionet ne fillim kane qene te rregullta por me vone jane crregulluar apo kane munguar fare.

Amenorreja konsiderohet atehere kur menstruacionet nuk paraqiten te pakten 3 cikle. Femrat te te cilat menstruacionet nuk jane paraqitur deri ne moshen 16 vjec duhet t'i drejtohen mjek si dyshim per amenorrene primare. Ciklet e rralla dhe jo te rregullta (oligomenorreja) jane mjaft te shpeshta ne pubertetin e hershem dhe nuk jane per tu shqetesuar. Po ashtu, gjakderdhja eshte e ndryshme, dikush gjakderdhe me pak e dikush me shume. Ndonjehere gjakderdhja mund te mungoj fare, ndersa ne muajin e ardhshem te jete me e madhe, qe me siguri eshte pasoje e mungeses se ovulimit ne ciklin paraprak.

Shqetesuese eshte nese ciklet zgjasin me pak se 21 dite dhe gjakderdhjet me gjate se 8-10 dite ose, ciklet dukshem ndryshojne gjate disa muajve. Keto raste tregojne nje problem me ovulimin.

Menorragjite (gjakderdhjet e shumta) Gjakderdhjet e medha ose menoragjite paraqiten te 9% deri 14% te te gjitha femrat dhe mund te jete pasoje e shume problemeve.

Cilet jane shkaktaret e menstruacioneve te crregullta?

Shkaktaret e amenorrese (mungesa e menstruacioneve)

Te adoleshentet nevojitet nje kohe qe ovulacioni te stabilizohet, e ndonjehere gjakderdhjet edhe ndalen per disa muaj. Cdo here qe menstruacionet mungojne, duhet vertetuar a behet fjale per shtatzeni apo jo.

Ushtrimet e teperta dhe ndryshimi i peshes trupore

Besohet se ushtrimet trupore te teperta (psh., vrapimi per 20 ore gjate javes disa muaj) ndikon ne zvogelimin e hormoneve seksuale dhe si pasoj crregullimi i menstruacioneve. Po ashtu pesha e madhe trupore nderlidhet me keto crregullime, pasi qe dihet se nje sasi e estrogjenit prodhohet edhe ne indin dhjamor dhe kjo mund te ndikoj ne ciklin menstrual.

Sindromi i vezoreve policistike

Ky sindrom paraqitet te 6% e femrave dhe eshte rezultat i asaj qe vezoret formojne sasi te medha te androgjeneve (hormoneve mashkullore) sidomos testosteronit. Formimi i rritur i androgjeneve sjelle deri te koncentrimi i larte i HL (hormonit luteinizues) dhe koncentrim te zvogluar HFS (hormonit folikulostimulues), prandaj folikulet nuk mund te prodhojne veze te pjekur. Kur folikulet nuk mund te prodhojne veze, ato fryhen me leng dhe shnderrohen ne ciste.

Koncentrimi i rritur i prolaktines

Hormonin prolaktin e prodhon hipofiza e cila stimulon prodhimin e qumeshtit te nenes. Koncentrimet e larta te prolaktines te femrat qe nuk jane shtatzene mund te inhiboje ovulimin dhe ne kete menyre te shkaktoj amenorrene. Disa barera, duke perfshire edhe mjetet orale kontraceptive (tabletat) dhe disa antipsikotik, mund ta risin koncentrimin e prolaktines.

Shkaktaret tjere

Terapia e karcinomes mund t’i shkaterroje folikulet dhe crregullon funksionin e vezoreve. Sindromi Turner eshte crregullim i rralle gjenetik te i cili mungon kromozomi x, prandaj nuk zhvillohen vezoret funksionale. Problemet me gjendren tiroide, qofte si pasoje e prodhimit te rritur (hipertiroidizmi) apo te zvogeluar (hipotiroidizmi) mund ta nderpresin ciklin.Sinroma Cushing (crregullim i gjendres mbiveshkore), po ashtu mund te shkaktoj amenorrene.

Sherimi i crregullimeve menstruale

Dieta

Rregullat e pergjithshme te ushqimit te shendetshem vlejne per te gjithe, duke perfshire frutat dhe perimet e fresketa dhe duke i'u shmangur ushqimit jo te shendetshem. Disa ndryshime ne ushqim 14 dite para menstruacioneve mund t'i ndihmojne femrat me probleme te dhimbjeve menstruale. Te disa femra ndihmon evitimi i mishit te kuq dhe prodhimeve qumeshtore, kafeines dhe alkoolit. Disa studime vertetojne se marrja e vitamines B1 (tiamines) ndikon ne zvogelimin e dhimbjeve menstruale.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik eshte shume i rendesishem per ruajtjen e shendetit. Preferohet qe aktiviteti fizik te mos jete shume energjik.

Preparatet bimore

Preparatet ne baze bimore dhe cajrat e ndryshme jane efikas ne zbutjen, madje edhe ne zhdukjen e simptomave te ndryshme gjate ciklit menstrual. Caji i kamomilit, majdanozit, mentes, jane treguar shume efikas./infoalbania/

/komuniteti