Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Studimi: Autizmi mund të shërohet

18.01.2013 - Për herë të parë një studim i një grupi mjekësh dhe psikologësh amerikanë vendos në pikëpyetje mendimin e përgjithshëm se autizmi është një sëmundje që shoqëron të sëmurin që nga lindja e deri në vdekje.

Studimi u ndërmor nga një grup studiuesish në Institutin Kombëtar të Shëndetit në SHBA. Pjesë e studimit disa-vjeçar ishin në total 112 fëmijë, por në 32 prej tyre, që në fëmijëri ishin diagnostikuar me autizëm, u mbështeten më fort studimet mjekësore dhe psikologjike.

Në përfundim të këtyre analizave, rezultoi se disa prej këtyre fëmijëve, që në vegjëli ishin diagnostikuar si autistë, me rritjen në moshë kuroheshin vetëvetiu duke mos patur asnjë ndryshim me bashkëmoshatarët e tyre.

Megjithatë, studiuesit amerikanë shtojnë se nuk është koha për eufori pasi duhet akoma shumë punë, e para për të qenë 100 përqind të sigurtë që vitet shërojnë autizmin dhe e dyta, nëse kjo është e vërtetë, cilët janë faktorët e tjerë që ndihmojnë në këtë shërim.

Studimi u botua në revistën “Psikologjia dhe psikiatria e fëmijëve” (Child Psychology and Psychiatry) në Shtetet e Bashkuara./tch/

vera (12 vite më parë)
Diqka qe lexoj shpesh neper faqe te ndryshme eshte mungesa e vitaminave tek femijet me autizem dhe problemeve te ngjajshme. Mungesa e vitamines B12 dhe Omega 3 qe jane esenciale per funksionimin e trurit. Po ashtu gjendja jo e mire bakterieve te dobishme ne zorre e ben te pamundur absorbimin e vitaminave si duhet dhe ne ate menyre truri nuk i merr vitaminat e nevojshme dhe nuk funksionon si duhet. Per ata qe e flasin anglishten dhe jane te interesume te dijne me shume ne lidhje me kete problem ju sugjeroj te kerkoni ne internet: http://articles.mercola.com/sites/articles/archive/2011/07/31/dr-natasha-campbell-mcbride-on-gaps-nutritional-program.aspx. Aty eshte intervista qe eshte me shume se 1 ore e gjate e nje mjeke neurologe e cila flet ne detaje per kete problem dhe e cila e ka pas vete femijen e vete me autizem.
vera (12 vite më parë)
Nje gje deshta te bej te qarte se autizmi nuk eshte semundje por eshte c\\\\\\\'rregullim. Jetoj ne SHBA dhe lexoj shume per tema te tilla per arsye se femija im ka vones ne te folur dhe edhe pse nuk eshte diagnozu me autizem...mundesia egziston gjithmon per ata femij qe nuk flasin me kohe. Tash e sa kohe lexoj per tema te tilla dhe gjithmone me shkon mendja se ne Kosove dhe Shqiperi a ka logoped te mjaftueshem dhe a ka njohuri per nje problem te tille qe kerkon shume terapi dhe shume njohuri nga prinderit. Nje gje tjeter qe nuk kam lexuar neper faqe te internetit ne shqip eshte se askund nuk shoh tema per femijet qe kane probleme me shqisa dhe problemi i shqisave eshte shume i lidhur me vones ne te folur dhe autizm.
vera (12 vite më parë)
Nje gje deshta te bej te qarte se autizmi nuk eshte semundje por eshte c\'rregullim. Jetoj ne SHBA dhe lexoj shume per tema te tilla per arsye se femija im ka vones ne te folur dhe edhe pse nuk eshte diagnozu me autizem...mundesia egziston gjithmon per ata femij qe nuk flasin me kohe. Tash e sa kohe lexoj per tema te tilla dhe gjithmone me shkon mendja se ne Kosove dhe Shqiperi a ka logoped te mjaftueshem dhe a ka njohuri per nje problem te tille qe kerkon shume terapi dhe shume njohuri nga prinderit. Nje gje tjeter qe nuk kam lexuar neper faqe te internetit ne shqip eshte se askund nuk shoh tema per femijet qe kane probleme me shqisa dhe problemi i shqisave eshte shume i lidhur me vones ne te folur dhe autizm.
nderim (13 vite më parë)
Qdo studim dhe informat per perinderit qe kan femij me autizem esht e mirseardhr e sidomos nese autizmi ka sherim,sepaku te shpresijme,se siq thone qe shpresa vdes e fundit,une ne emer timin personal falenderohem per te gjitha keto informacione per autizmin sepse edhe une kam djalin tim art neziri me sindromin e autizmit te spektrit asperger,

/komuniteti