12.06.2015 - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) konsideron se përfshirja e fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme është një problematikë me të cilën thuajse në mënyrë të vazhdueshme ballafaqohen shtete të ndryshme të botës.
Përqindja e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç të cilët janë të angazhuar në punë në Kosovë , ka dalur të jetë 10.7 për qind.
Sipas KOMF bazuar në këto të dhëna të Agjencisë së Statistika të Kosovës, shumica e fëmijëve që janë të përfshirë në punë të rënda, në një mënyrë, detyrohen të sillen si të rritur, duke mos pasur mundësi ti gëzojnë të drejtat e tyre si fëmijë.
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve më tej potencon se fëmijët u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim dhe mungesën e strehimit, duke e vënë veten përballë edhe rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit.
Burimi: www.klankosova.tv

