Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

120 euro ose shtrat për fëmijët e posalindur në këtë komunë të Kosovës

02.03.2020 - Për fëmijët e porsalindur në komunën e Vushtrrisë pritet të merret vendimi që të ndahen 120 euro në formë të mjeteve financiare ose blerjen e një shtrati.

Kuvendi i komunës së Vushtrrisë pritet të miratojë propozimin për mbështetjen e familjeve të cilët janë me fëmijë të porsalindur. Ky propozim ka të bëjë me blerjen e një shtrati apo një pakoje me mjete për të porsalindurit me vlerë prej 120 euro.

Kjo sipas kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri, pritet t’i kushtojë buxhetit komunal rreth 72 mijë euro.

“Sipas vlerësimeve tona, kemi afër 600 lindje në vit në qytetin tonë, prandaj kjo masë pritet ti kushtojë buxhetit komunal rreth 72,000€”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Sipas Tahirit, qëllimi i gjithë kësaj është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njëjtë

Burimi: gazetashneta

/komuniteti