Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

17 emra të ndaluar fëmijësh

03.12.2014 - Facebook, Tom apo Metallica, janë disa nga emrat që ndalohet të vihen në shtete të ndryshme të botës, ndërkohë që Muhamed është një ndër emrat më të përhapur në Britaninë e Madhe.

Emri i vënë një fëmije nuk duhet të nxisë dhunë fetare, të jetë vulgar apo të ketë lidhje me emrin e ndonjë droge.

Gjithashtu një emër nuk duhet të tallë njerëzit apo pjesëtarët e një qeverie.

Ja 17 emrat e ndaluar:

Tom, portugezët i ndalojë shkurtimet e emrave, Tomas është ok, por Tom jo.

Elaine, Arabia Saudite ka ndaluar emrat që kanë prejardhje perëndimore.

Facebook, Meksika ndalon emra që nuk kanë një kuptim të veçantë apo janë emra markash.

@, një kinez e quajti fëmijën Wang @. @ në kinezçe lexohet ai-ta, që do të thotë duaje atë. E ndaluan!

Robocop, po në Meksikë nuk lejohet ky emër.

Talula Does The Hula From Hawaii, në fakt më shumë se një emër, është një përshkrim i një veprimi, ndaj një çifti në Zelandën e Re ja ndaluan t’ia vinin emrin vajzës kështu.

Trafik, një emër që në Meksikë nuk të lejohet.

Linda, i ndaluar në Arabinë Saudite.

Adolf Hitler, ka qenë një emër i përhapur në Gjermani Adolf, por pas asaj që bëri diktatori, askush nuk mund t’a ketë më këtë emër.

Alice, një emër perëndimor, ndalohet në Arabinë Saudite.

Lady D, ndalohet në Meksikë. Mund ta quash gjithsesi Diana, por jo me Lady para.

Metallica, një çift në Suedi quajti djalin me këtë emër, por zyrtarët e detyruan t’a ndërronin.

Rrethprerje (Circumcision), në Meksikë është një emër i ndaluar, por megjithatë nuk besojmë se ndokush mund t’a quante fëmijën e tij kështu.

Brfxxccxxmnpcccclllmmnprxvclmnckssqlbb11116, një çift suedez e quajtën fëmijëne tyre kështu për të ironizuar me ligjet suedeze mbi vendosjen e emrave.

James Bond, ndalohet në Meksikë.

Frut seksi, po në Zelandër e Re një çift e quajti fëmijën me këtë emër, i cili u ndalua.

Terminator, i ndaluar në Meksikë. Megjithatë shkurtimi do të ishte një emër i lezetshëm, Teri.

Burimi: gazetaexpress

/komuniteti