Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

2-vjeçari “shtatzënë” lind binjakun e tij

02.10.2013 - Mund t’ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një djalë i vogël 2-vjeçar nga provinca Huanxi e Kinës i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të “lindur” binjakun e tij.

Xiao Feng u dërgua në spital nga prindërit e tij, pasi stomaku i ishte fryrë jashtëzakonisht shumë dhe kishte probleme me frymëmarrjen. Teksa e vizitonin, doktorët zbuluan se vogëlushi mbante brenda vetes fetusin e pazhvilluar të binjakut të tij.

2-vjeçari u dërgua në sallën e operacionit. Fetusit prej 20 centimetrash i ishin formuar shtylla kurrizore dhe gjymtyrët. Ai do të ishte rritur normalisht dhe do të zinte 2/3 e stomakut të vogëlushit nëse nuk do të ishte hequr./albeu.com/

/komuniteti