Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

20 ‘gënjeshtrat’ që nënat ia thonë vetës pas lindjes

26.05.2017 - Pasi nëna ka sjellë në jetë një fëmijë nuk do të jetë më në gjendje të bëjë të njëjtat gjëra që ka bërë para shtatzënisë, kështu shpesh, qoftë edhe pa vetëdije mund të ndodhë që të gënjejë veten e saj duke pretenduar se mund të bëjë apo mos bëjë disa veprime të caktuara.

Këto gënjeshtra quhen të padëmshme dhe mendohet se janë pikërisht ato që e bëjnë nënën në një moment të ndihet më mire, duke qënë se ato shërbejnë në njëfarë mënyrë si një “objekt” që rregullon gjendjen emocionale të saj.

Si është e mundur kjo? Le të shohim disa prej gënjeshtrave që nëna i thotë vetes për të kuptuar si funksionon gjithçka.

Cilat janë këto gënjeshtra?

Kjo është vetëm një pjesë e jetës, unë për pak muaj do të fle sërish gjithë natën. Por gjumi asnjëherë nuk do të jetë më aq i qetë sa para shtatzënisë. Në këtë mënyrë ajo do të jetë në gjendje të kapërcejë më me kollaj netët pa gjumë.

Nuk jam e lodhur. Do t’ja dal t’i bëj të gjitha sot. Kjo gënjeshtër do ta bëjë atë të ndihet e aftë të përballojë gjithçka në shtëpi, punët e shtëpisë, fëmijën, gatimin edhe pse shpesh do të përfundojë dita duke mos i bërë të gjitha.

Fëmijët nuk kanë nevojë të bëjnë banjo çdo ditë në stinën e verës. Kjo do të shërbejë si një justifikim për të mos e bërë të ndihet keq nëse nuk gjen kohën për t’i bërë një banjo fëmijës.

Flokët e mia nuk duken edhe aq keq. Pra nuk kam nevojë të bëj një dush as sot. Pra ky do të jetë një mendim që do ta bëjë atë të ndihet e bukur edhe nëse flokët nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë sepse ajo është e bukur në gjithcka përfaqëson si nënë dhe grua.

Ndërsa bebi do të flejë unë do të hekuros, laj, fshij… pas 30 minutash edhe nëna me shumë siguri do të jetë në gjumë. Këto mendime zakonisht lidhen me dëshirën që ajo ka për të mbajtur pastër njëkohësisht edhe shtëpinë edhe pse do të jetë shumë e lodhur për të përballuar gjithçka.

Nuk besoj se do të duhet të pastroj çdo ditë shtëpinë pasi ajo sërish do të bëhet rrëmujë.

Unë nuk do ta përfundoj asnjëherë ushqimin e fëmijës tim. Dhe në fund nëna zakonisht e ha vetë të githë purenë që mund të ngelë në pjatë.

Nuk do ta lejoj asnjëherë fëmijën tim të kapërcejë orarin e gjumit. Kjo lidhet me dëshirën për të krijuar sa më shumë rregull tek fëmija por jo gjithmonë mund të respektohet orari fiks.

Këtu komandoj vetëm unë! Por edhe kjo mund të rezultojë një gësheshtër duke qënë se shpesh nëna përfundon duke plotësuar edhe tekat e fëmijës.

Mendoj se nuk kam nevojë për të shkruar në palestër, ato ushtrime mund t’i bëj edhe në shtëpi. Zakonisht nëna e thotë këtë pasi kërkon të kryejë veprimtari fizike por nuk mund të shkojë në palestër për shkak të angazhimeve. E dini përse kjo rezulton të jetë një gënjeshtër? Sepse asnjëherë ato ushtrime nuk kryhen plotësisht në shtëpi.

Nesër do të zgjohemi më herët dhe kështu do të shkojmë në orar në shkollë/kopësht. Por sërish fëmijët u zgjuan vonë dhe ju përfunduat me vonesë në kopështin e tij.

Nuk kam nevojë për ndihmë. Mund t’i bëj vetë të gjitha. Por si është e mundur të bëhen të gjitha vetë? Sigursht që ju nuk jeni superhero!

Nesër do të merrem pak me veten time. Por shpesh koha nuk del edhe për tualetin apo krehjen e flokëve në parukeri.

Të gjitha vaktet që do të gatuaj do të përmbajnë shumë lloje perimesh. Por pavarësisht dëshirës mund të përfundoni edhe duke gatuar një vakt të shpejtë si për shembull makarona.

Nuk kam ndër mend ta blej këtë veshje kaq të shtrenjtë. Ajo do të rritet pas pak… Por është kaq e bukur! Dhe ju përfundoni duke e blerë me kënaqësinë më të madhe.

Fëmija im nuk do të hajë asnjëherë çokollatë apo të pijë lëngje të blera në supermarket. Asnjëherë! Megjithatë në disa raste ky rregull mund të shkelet për arsye të ndryshme. e rëndësishme është të mos ndodhë shpesh.

Do të kthehem në punë sapo bebi të shkojë 5-6 muajsh dhe ndërkohë më pas do të mendoni se është tepër i vogël për të qëndruar vetëm edhe pas 3 vjetësh.

Shoqëria me miket e mia do të jetë njësoj si më parë. Por ju tashmë nuk do të keni kohën e duhur për t’u takuar me to si më parë.

Pushimet tona do të jenë të mrekullueshme edhe pse bebi jonë është i vogël. Më pas e kuptoni se janë të mrekullueshme dhe të lodhshme njëkohësisht duke qënë se do t’ju duhet të vraponi pas fëmijës tuaj.

Nuk do t’i vesh fëmijës tim asnjëherë asnjë veshje të pa hekurosur. Megjithatë mund të ndodhë që ndonjëherë ta bëni këtë pasi nuk keni pasur kohën e duhur të kaloni në hekur veshjet e fëmijës dhe familjes.

Por jemi nëna dhe shpesh herë këto gënjeshtra na bëjnë të kapërcejmë më me lehtësi një situatë në të cilën ndodhemi, të pranojmë më me lehtësi se jeta jonë nuk ka ndyshuar rrënjësisht, dhe se thellë thellë ne jemi po njësoj, mund të vazhdojmë të jetojmë jetën tonë ashtu si edhe më parë. Apo nuk ju ka ndodhur ta gënjeni ndonjëherë veten tuaj?

Burimi: gazetashneta

/komuniteti