1. Lëvizni
Lëvizni. Filloni të lëvizni trupin. Filloni me ushtrimet që i keni më pak inat dhe bëjini rutinë çdo javë.
2. Merrni diell
Edhe 5 minuta rreze dielli në ditë mjaftojnë për të përmirësuar humorin.
3. Flini
Mëndja dhe trupi rigjenerohen gjatë gjumit.
4. Ledhatohuni
Ne jemi të programuar biologjikisht për afeksion. Ledhatohuni me njerëzit që doni.
5. Bashkëbisedoni
Gjeni persona që ju dëgjojnë pa gjykuar dhe flisni të vërteta.
6. Qeshni
Shikoni komedi apo lexoni libra komikë. E qeshura përmirëson mirëqënjen mendore, emocionale dhe fizike.
7. Lexoni
Nëse nuk ju pëlqen të lexoni, filloni nga libra të shkurtër, të lehtë dhe tërheqës.
8. Shkruani
Nuk duhet të jesh shkrimtar që të shkruash. Mund të shkruash për të rritur mirëqënjen dhe për të përmirësuar zgjedhjet në jetë.
9. Krijoni
Gjeni një aktivitet krijues që ju pëlqen dhe praktikojeni çdo javë.
10. Mësoni
Mos ndaloni kurrë së mësuari.
11. Dëgjoni muzikë
Dëgjoni muzikë, kërceni, krijoni.
12. Organizoni
Dhuroni sendet që nuk ju nevojiten më. Krijoni më shumë hapësirë në shtëpi siç do të donit të krijonit më shumë hapësirë në zemrën tuaj.
13. Hiqni të këqijat
Jeta përmirësohet më shumë kur largon diçka të keqe sesa kur shton diçka të mirë.
14. Jini mirënjohës
Praktikoni mirënjohjen pasi është direkt e lidhur me lumturinë.
15. Falni
Falni dhe kalojini gjërat sa më shpejt të jetë e mundur.
16. Udhëtoni
Vendet e reja përmirësojnë perceptimin e kohës dhe krijojnë imagjinatë dhe vetëdije.
17. Afrojuni natyrës
Krijojani vetes mundësinë të vështroni natyrën dhe të ushqeni shpirtin me bukuritë e saj, qoftë edhe për pak minuta.
18. Qëndroni vetëm dhe në qetësi
Gjeni mundësinë të qëndroni pak vetëm dhe në qetësi. Idetë më të mira, mençuria dhe paqja gjenden brenda vetes.
19. Konsiderojeni veten artiste
Mendojeni jetën tuaj si një punë artistike dhe veten tuaj si artist. Nga ky këndvështirm, ju do të jeni në kërkim të lumturisë, kënaqësisë, dhe frymëzimit.
20. Ndryshoni
Kini parasysh se është normale të ndryshoni mendjen, shtëpinë apo idetë. Nëse jeni të lodhur me mendimet tuaja të vjetra, me shtëpinë apo me besimin, ndryshojini.
Burimi: Prinder te edukuar